Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Jeni për burg, do ju kallëzojmë penalisht”, debat i ashpër në studio, anëtari i KQZ-së flet me emra dhe ia plas ‘live’ skandalet e rënda Çlirim gjatës

Postuar: 12/07/2019 - 23:31

Çlirim Gjata, sekretar për çështjet zgjedhore në PD, dhe Bledar Skënderi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve patën një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Gjata menjëherë u hodh në sulm, duke deklaruar se “4 anëtarët e KQZ-së janë në shpërdorim detyre, janë në shkelje të Kodit Penal dhe janë për burg”.

“Kanë shkelur dekretin e Presidentit që nuk e ka shfuqizuar njeri deri më sot, kanë bërë zgjedhje kur nuk ka pasur zgjedhje. E dyta, kemi të bëjmë me manipulim. Kryeministri Edi Rama urdhëroi këta që të mbushnin kutitë e votimit. Këta janë për burg për falsifikim të rezultatit zgjedhor”, theksoi Gjata.

“Sot numëruan edhe një herë kutitë, kur duhet të hapnin listat. Nëpër kuti ke 1000 vota që i përgjigjen 100-150 firmave”, shtoi Gjata.

Ndërsa Bledar Skënderi u përgjigj se do të ketë kallëzime edhe për pjesëtarë të Partisë Demokratike: “Po të kishin anëtarët e vet në KQZ, hapeshin të gjitha kutitë në të gjithë Shqipërinë. Do të ketë kallëzime penale për Ivi Kason, Oerd Bylykbashin dhe për të gjithë ata që kanë mashtruar opinionin publik”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin pas mos hapjes së negociatave me BE.

Postuar: 21/10/2019 - 23:52

Kreu i LZHK-së, Dashmair Shehi  tha se është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje të parakohshm

Postuar: 21/10/2019 - 23:45

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk mbron askënd, por vë drejtësinë të

Postuar: 21/10/2019 - 22:55

Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të kët

Postuar: 21/10/2019 - 22:33

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramë

Postuar: 21/10/2019 - 22:20

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi  tha se kryeministri Rama po synon që çdo pushtet ta ketë nën

Postuar: 21/10/2019 - 22:15

Gazeta prestigjioze amerikane Financial Times ka sulmuar në mënyre të ashpër vendimin e Këshillit