BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Politike

“Jeni pak arrogant”, aplikantja për deputete në PS ia thotë troç se çfarë nuk i pëlqen tek ai, kryeministri Rama bën reagimin epik: Bindjet e mia i mbroj me çdo kosto! (REPLIKAT)

“Jeni pak arrogant”, aplikantja për deputete në PS ia

Kryeministri Edi Rama i kërkoi njërës prej aplikanteve për deputete për PS për zgjedhjet e 25 prillit që t’i thotë çfarë defekti shikon tek ai.

Ajo tha se PS duhet të mbajë më afër ata që nuk e kanë tradhtuar kurrë. “PS është shumë e ndjeshme ndaj fëmijëve plangprishës. Duhet ndoshta të mbajë pak më afër ata që nuk e kanë tradhtuar kurrë. Unë e para”, tha ajo.

Ndërsa ndalur tek figura e kryeministrit ajo tha se ai është i drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë edhe pak arrogant. “Jeni shumë i drejtpërdrejtë. Kjo është pozitive por ka edhe anën e vet negative. Sepse i vë njerëzit pak në ndrroje. Jeni pak arrogant”

Rama u shpreh se preferon t’i mbrojë bindjet e tij me çdo kosto dhe ndoshta ndonjëherë e bën të duket arrogant.

“E thonë shpesh. Drejtpërdrejtësia, ndonjëherë mbase me tepri. Unë preferoj të mbroj bindjet e mia me çdo kosto. Faleminderit që më në fund e nxore një fjalë të sinqertë edhe në aspektin jo pozitiv”, tha Rama.

Më të lexuarat