Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën: Këtë gjë harrojeni!

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën:
x

Politike

“Jetoi për t'u flijuar në emër të dashurisë”, kryeministri Rama homazhe për Musine Kokalarin: U bë delja e zezë e regjimit...(FOTO)

“Jetoi për t'u flijuar në emër të

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë sot homazhe për ndarjen nga jeta të aktivistes politike dhe shkrimtares së njohur shqiptare, Musine Kokalari.

Rama shkruan se ajo jetoi për t’u flijuar në emër të dashurisë.

“HOMAZH

MUSINE KOKALARI, jetoi për t'u flijuar në emër të dashurisë. Jeta e saj i përngjan djegies së ngadaltë të qiririt, që Naimi, aq i dashur e themelor për të, e ktheu në imazhin ikonik të dhënies së gjithçkaje për të gjithë, si kusht për “të sjellë pakëz dritë”.

Drita që rrezatoi Musineja dhe idetë e saj, i ranë ndesh errësirës që atëmot ishte në gllabërim e sipër të gjithkujt që ishte ndryshe, që ngjante ndryshe e që fliste ndryshe. Vajza e bukur, që dha frymën e fundit kur ishte një grua e sfilitur në një pavion spitali pa histori, në Rrëshen, me 13 gusht 1983, la për historinë një ikonë me tre hipostaza: atë të vajzës së emancipuar dhe zonjë të fateve të veta, në dritën e rinisë; atë të gruas së përkushtuar ndaj përparimit të shoqërisë, me një vështrim largpamës drejt lirisë shoqërore, e njëkohësisht qasje kokëulur drejt më të dobëteve në shoqëri; atë të zonjës së lartë, kryengritëse e të papërkulur për të vërtetën e për drejtësinë edhe nën peshën e torturës dhe të kërcënimit prej asgjësimit fizik.

Pionere e social-demokracisë prej zjarrit që ndez dashuria për njerëzit pa dallim, plot hir në pamje e gjithaq talent në të shkruar, Musineja u bë delja e zezë e regjimit që tek bukuria femërore shihte një arsye për të dyshuar, e tek shpirti krijues një rrezik për t'u eliminuar. Ajo grua e sakrifikuar në altarin e dashurisë për vendin, njerëzit e për lirinë e të menduarit sidomos, u tret si qiriri për të lënë pas një kujtim frymëzues për çdo vajzë e grua të këtij vendi, e një dëshmi sa të dhimbshme aq edhe madhështore të dinjitetit njerëzor në kohën e kolerës ideologjike.

#TëPAHARRUESHËM”, shkruan kryeministri Rama.

Më të lexuarat