Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Jo vetëm që do shkarkohet, por do çohet për ndjekje penale", Taulant Balla jep paralajmërimin e fortë

Postuar: 21/04/2019 - 23:30

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte ditën e sotme në Elbasan ku u takua me fermerë lidhur me aplikimet për përfitimin e subvencioneve në bujqësi.

Në rolin e drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit ai siguroi fermerët për efikasitetin e skemës dhe reduktimin e burrokracirave dhe kërkoi prej tyre denoncimin e çdo rasti kur punonjësit kërkojnë ryshfet për të ndihmuar gjatë procesit të subvencionit.

"Arsyeja pse ju kemi mbledhur bashkë, fermerë dhe punonjës shteti është sepse këta duhet të jenë avokatët tuaj, t'ju shërbejnë që tek grumbullimi i dokumentacionit e deri tek marrja e pagesës. Pres sot të drejtoni edhe gishtin e të më thoni që, ky punonjës më ndihmoi të bëja dokumentacionin, por më kërkoi 10 apo 20%, siç ka qenë para dy viteve. Dhe një punonjës i tillë jo vetëm do të hiqet nga administrata e shtetit, por do të çohet për ndjekje penale.

Viti 2018 ishte eksperienca e parë e një ndryshimi rrënjësor. Historia e AZHBR-së ka qenë një histori e zezë, e errët, ku buxheti i vitit 2017 i të gjithë AZHBR-së shkoi në një qark të vetëm.

Unë jam i qetë kur informohen sot që janë rreth 500-600 fermerë të Elbasanit që janë përfitues, që janë 0.7 milionë euro, që i bie diku tek 900 milionë lekë të vjetra të shpërndara tek fermerët tanë dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Detyra jonë kjo është, Shqipëria e vërtetë kjo është. Nuk është Shqipëria ajo që mblidhet një herë në muaj dhe bën xhiron e pasdites, pastaj hedhin ca bojë tek institucionet e shtetit, atë punë kanë ata. Ata janë grenzat, në jemi bletët, nga grenzat nuk ka hajër njeri, ne të merremi me bletët", deklaroi Balla.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 18:07

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtetit, Ilir Meta, përmes së cilës e vë në dijeni për konstituimin e këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij, mbl

Postuar: 22/08/2019 - 17:46

Pas Elia Zaharisë, kryeministri Rama publikoi qëndrimin e regjisorit Qëndrim Rijani, i cili

Postuar: 22/08/2019 - 16:10

Ish-kreu demokrat në Kukës, një nga kritikët e fortë të Lulzim Bashës, Ibsen Elezi, ka reaguar li

Postuar: 22/08/2019 - 15:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka filluar të afrojë pranë vetes Greqinë.

Postuar: 22/08/2019 - 14:55

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e para 1 jave në Porto Palermo,

Postuar: 22/08/2019 - 14:36

Kreu i PD, Lulzim Basha mbajti sot një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin e ri gjerm

Postuar: 22/08/2019 - 14:18

Nga selia blu, pas takimit me ambasadorin gjerman, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se në j