BREAKING NEWS

Gjykata e Posaçme merr vendimin final, dënon me burg ish-gjyqtarin e njohur Luan Dacin

Gjykata e Posaçme merr vendimin final, dënon me burg ish-gjyqtarin e
x

Politike

Joe Biden apo Donald Trump? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme, ja çfarë do ndodhë pas 20 janarit

Joe Biden apo Donald Trump? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka analizuar situatën e tanishme në Amerikë. “Ku është në këto momente presidenti i Amerikës Donald Trump?”, kështu e nis shkrimin e tij Ngjela, ku tregon se çfarë e pret presidentin aktual të SHBA-ve pas 20 janarit. “Megjithatë, Trump po vijon të theksojë me një fytyrë çuditërisht të rrënuar dhe prej humbësi: "unë kam fituar zgjedhjet kundër Joe Biden-it", thotë ai në çdo çast, dhe asgjë më tepër.

Edhe rinumërimi i votave që u bë në shtetin e Georgias, me 16 elektorë, dha të njëjtin rezultat: rezultatin e numërimit të parë - ai ishte i saktë.

Po ky president i humbur nuk po i sheh dot këto? Sigurisht që i sheh”, shkruan Ngjela teksa ngre edhe pyetjen se çfarë po kërkon Trump.

Postimi i Ngjelës

Ku është në këto momente presidenti i Amerikës Donald Trump?

Donald Trump ka humbur deri tani 28 padi gjyqësore, të ngritura nga stafi i tij për të vërtetuar manipulimin e votave në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Gjykatat nuk mund t'i pranonin atij pretendimin e një krimi elektoral, pa prova. Trump-i dhe stafi i tij nuk ka paraqitur dot deri tani asnjë provë për pretendimin e manipulimit zgjedhor. Ka paraqitur vetëm fjalë që rrjedhin nga një fantazi fëminore.
Gjyqtarët dhe ekspertët e nivelit të lartë juridik në Ametikë, kanë filluar ta ironizojnë edhe pse ai është ende president i Amerikës.

l.
Megjithatë, Trump po vijon të theksojë me një fytyrë çuditërisht të rrënuar dhe prej humbësi: "unë kam fituar zgjedhjet kundër Joe Biden-it", thotë ai në çdo çast, dhe asgjë më tepër.
Edhe rinumërimi i votave që u bë në shtetin e Georgias, me 16 elektorë, dha të njëjtin rezultat: rezultatin e numërimit të parë - ai ishte i saktë.
Po ky president i humbur nuk po i sheh dot këto?
Sigurisht që i sheh.
Atëherë, çfarë po kërkon Donald Trump? Është një budalla ky, apo po luan rolin e budallait? Mos po ka frikë nga paditë penale që i janë ngritur? Apo, ndoshta, po kërkon destabilizimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Janë dhe shumë pyetje të tjera, por, ajo që është më e mundshmja, ne na duket se është frika që ka nga 30 padi penale që janë ngritur kundër tij në lidhje me biznesin privat. Krime që janë kryer para se ai të zgjidhet president. Por, të gjitha akuzat penale ndërkohë janë të pezulluara, sepse Trump-in e mbron kushtetuta me imunitet kushtetues, ngaqë ai është president.
Por, një ditë pas emërimit të Joe Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara, Trump-it i fillojnë proceset penale, në të cilat, deri tani, janë arrestuar dhe dënuar 18 persona nga stafi i kompanive të tij private.
Pikërisht për këtë fakt, të njohur botërisht, kuptohet se shqetësimi i Trump-it është maksimal.

Trampi po kuptohet edhe nga çehrja e fytyrës se është i mbërthyer nga një emocion shumë i fortë.
Për njeriun që është nën presionin e akuzës penale, emocionet janë shpesh të papërballueshme. Edhe Donald Trump, tani kuptohet se është nën emocion.
Por, a mundet ta përcaktojmë qartë se çfarë është një emocion?

ll.
Sipas fjalorit prestigjioz Oxford Dictionary, emocioni është: "Një ndjesi mendore; çdonjë prej afekteve natyrore instinktive të mendjes - të tilla si dashuria, tmerri, mëshira - të cilat vijnë dhe ikin e kanë lidhje me personalitetin, me eksperiencën, dhe me gjendjen trupore. Por, emocioni, është gjithashtu një ndjesi mendore si e ndarë nga dija dhe vullneti".

E pra, në një gjendje të tillë duket se është presidenti në humbje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, nëse çështjen do ta shohim edhe më thellë në funksion të akuzave penale, pyetja që ngrihet, duhet të jetë kjo: a ka ndonjë mundësi Donald Trump t'iu shpëtojë akuzave penale që do t'i ngrihen atij realisht menjëherë pas datës 20 janar, që është data e largimit të tij dhe ajo e fillimit nga detyra të presidentit të zgjedhur Joe Biden?

Nën një sy strikt juridik, dhe në funksion të mbrojtjes që Trump-i mund të ketë, është falja e tij nga presidenti i Amerikës. Por, në këto çaste, president është vetë Trump-i. Prandaj, a ka mundësi që Donald Trump-i të falë Donald Trump-in?
Ligji nuk e ndalon, por moralisht do të ishe e gabuar.

lll.
Pikërisht në këtë pikë na duhet të theksojmë se në historinë e Amerikës ka pasur edhe një rast tjetër identik si ky. Ka qenë rasti i presidentit Richard Nikson, i cili, në fillim të viteve 70' të shekullit të kaluar, ishte përballë një akuze të rëndë në lidhje me zgjedhjet, pasi akuzohej se kishte përgjuar kundërshtarin në fushatën elektorale, duke shfrytëzuar pushtetin e presidentit.
Çfarë bëri Richard Nikson?

Niksoni, ndërroi zv/presidentin dhe emëroi Gerard Ford në vend të tij. Niksoni pastaj, menjëherë, dha dorëheqjen.
Sipas kushtetutës amerikane, zëvendëspresidenti merr emërimin si president, menjëherë. Por, Gerard Ford, sapo hyri në zyrë, nxori dekretin e faljes së qytetarit Richard Nikson. Dhe Niksoni i shpëtoi akuzës.

Po Donald Trump, a ka mundësi që ta zgjedhë këtë rrugë? Po, edhe Trumpi e ka mundësinë, sepse, sapo të japë dorëheqjen si president, zv/presidenti aktual, Mike Pence, del president dhe fal qytetarin Donald Trump.
Por, pikërisht këtu, ka një ngërç; sepse nga të 30 akuzat që rëndojnë mbi Donald Trump-in, tre akuza nuk i fal dot presidenti i Amerikës, sepse janë në kompetencë faljeje nga guvernatorët e shteteve përkatëse, ngaqë ata nuk janë krime federale.
E pra, çfarë do të ndodhë?
Duke i qëndruar kësaj logjikë-mbrojtëseje-juridike, mund të themi se Donald Trump, ndoshta, të gjithë këtë lojë e bën që të bindë guvernatorët e shteteve përgjegjës që ata t'i akordojnë faljen edhe për tre krimet që nuk janë krime federale.
Por, gjjthsesi, duhet të presim për ta parë këtë në këto dhjetë ditët e fundit, që janë vendimtaret.
Po prokurorët? Ka të dhëna, që ata mezi po presin ta vënë Trump-in nën akuzë, sepse Trump-i është sjellë shumë keq me pushtetin gjyqësor amerikan.

Më të lexuarat