Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

John Kerry mbërrin në Rinas 45 minuta me vonesë, pritet nga Ambasadori Lu dhe Nishani

John Kerry mbërrin në Rinas 45 minuta me vonesë, pritet nga Ambasadori Lu dhe Nishani

Postuar: 14/02/2016 - 09:51

Ka mbërritur në Rinas Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, icili ishte planifikuar të mbërrinte në aeroport në orën 9:00, por ndryshe nga korrektësia e kancelares Merkel, ai ka arritur 45 minuta me vonesë.

Kerry është pritur në në aeroport nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe ambasadori Amerikan Donald Lu. Forca të shumta policie dhe SHISH janë në gatishmëri të tij. Kontrollet nga ajri dhe toka janë të vazhdueshme. Nishani do të zhvillojë një takim në ambientet e aeroportit me sekretarin amerikan. Në orën 10:10  Kerry do të shkojë në Kryeministri ku do të takojë fillimisht ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas kryeministrin Rama. Kerry dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën. Pas kësaj, sekretari amerikan i shtetit, në orën 11:45 do të takohet me liderin e së djathtës Lulzim Basha, në Hotel ''Rogner'', fare pranë Kryeministrisë.
 
Pas takimit me Bashën, planifikohet edhe një takim i tij me Hashim Thaçin.  Më pas Kerry do të takojë në Ambasadën Amerikane në Tiranë stafin e saj, takim që do të pasojë me një tjetër të shoqërisë civile në 13:45. Ky do të jetë takimi që do të shënojë edhe fundin e vizitës së tij në Tiranë për t’u larguar drejt Rinasit në orën 15:00.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:45

Teksa nuk la diplomat të huaj në Tiranë pa sulmuar sepse sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje të Ramës, presidenti Ilir Meta dënoi “sulmin” e tyre të përbashkët ndaj Macronit, sa i takon negociatave.

Postuar: 18/11/2019 - 22:45

Andi Bushati tha se presidenti Meta mund të bënte një shërbim më të mirë në qoftë se do të jepte

Postuar: 18/11/2019 - 22:35

Analisti Eduard Zaloshnja bëri deklaratën e fortë ku tha se presidenti Ilir Meta po dekreton zonj

Postuar: 18/11/2019 - 22:25

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të me

Postuar: 18/11/2019 - 22:19

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj ambasadorëve që vijnë në Shqipëri

Postuar: 18/11/2019 - 22:14

Presidenti Ilir Meta duke folur për për Gjykatën Kushtetuese tha se do të rikthejë besimin tek re