Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

John Kerry nis takimet me Bujar Nishanin dhe i mbyll me Bashën, kokë më kokë me Ramën për muxhahedinët

John Kerry nis takimet me Bujar Nishanin dhe i mbyll me Bashën, kokë më kokë me Ramën për muxhahedinët

Postuar: 13/02/2016 - 07:47

Zbehet roli i kryeministrit Edi Rama në axhendën e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë. As gatishmëria për të pranuar kërkesën, për strehimin e një grupi muxhahedinësh në Shqipëri nuk i ka siguruar dot Edi Ramës rolin e protagonistit kryesor në axhendën tre orëshe të zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë. Edi Rama do të jetë thjeshtë njëri nga pesë përfaqësuesit e politikës të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit. Madje, Edi Rama nuk do të jetë as i pari dhe as i fundit që do të shtrëngojë duart me zyrtarin e lartë amerikan. Kryeministri do të jetë thjeshtë njëri nga ata të pestë. Shefi i qeverisë u kujdes për ta veshur me mister dhe misticizëm vizitën e John Kerry, ku për të sfiduar aktorët e tjerë të politikës, futi veten dhe Lulzim Bashën në axhendën e takimeve. Më vonë, Gazeta SOT zbuloi se John Kerry do të takonte Ramën dhe Bashën, pasi dyshja në fjalë kishin arritur një marrëveshje, për të pranuar kërkesën e amerikanëve për strehimin e një grupi muxhahedinësh iranianë. Po ashtu, Edi Rama përhapi lajmin se do të ishte ai që do ta priste John Kerry-n në Rinas, por edhe ky lajm u hodh dje poshtë. Do të jetë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ai që do të presë zyrtarin e lartë amerikan në Rinas. Po ashtu, siparin e takimeve, Sekretari Amerikan i Shtetit do ta hapë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin. Po ashtu, John Kerry do të takojë Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin. Çështja e Kosovës dhe zgjedhja e Thaçit si President i Kosovës do të jenë pjesë e rëndësishme edhe axhendës së Kerry-t. Po ashtu, Sekretari Amerikan i Shtetit do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama. Takimi me dyer të mbyllura pritet të dominohet nga çështja e muxhahedinëve, ndërsa në konferencë, gjuha do të jetë e kujdesshme dhe e përgjithshme. Takimin e fundit, John Kerry pritet ta zhvillojë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
 
Axhenda 
Në orën 09:00, John Kerry do të zbresë në aeroportin e Rinasit dhe aty do të pritet nga Presidenti Nishani. Në sallën VIP, ata do të zhvillojnë një bisedë mes tyre. Nga ambasada amerikane është bërë me dije se kjo vizitë vjen në kuadër të 25 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas takimit me Nishanin, Kerry do të niset drejt Tiranës, ku në orën 10:10 ai do të mbërrijë në Kryeministri dhe do të takohet fillimisht me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Më pas, Kerry do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe në orën 11:00 do të zhvillojnë një konferencë për shtyp, ku do të jepen dhe disa detaje mbi atë që është biseduar në këto takime. Pas konferencës së shtypit, Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, e planifikuar në orën 11:30 në ambientet e hotel “Rogner”. Më pas, ai do të jetë në takime me zyrtarët nga Kosova dhe rreth orës 14:00 pritet që të largohet nga Tirana. Nga vizita e tij do bllokohen disa akte rrugore. 
 
Kliti Topalli 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.

Postuar: 18/11/2019 - 22:45

Teksa nuk la diplomat të huaj në Tiranë pa sulmuar sepse sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje