Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Jorida Tabaku: Beteja e Ramës s’është me informalitetin, por me biznesin e vogël

Postuar: 12/10/2017 - 20:10

Deputetja  e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi në “Facebook” ironizoi  protestën e sotme të shoqatave të biznesit.

Tabaku thotë se qeveria Rama betejën nuk e ka me informalitetin por me biznesin e vogël.

“Për ne informaliteti në ekonomi lindi dhe erdhi si rezultat i rritjes së taksave, represionit policor, korrupsionit e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve që vështirësojnë rregullat tatimore. Të gjithë këto faktorë mbyllën bizneset, ulën konsumin, larguan investitorët dhe prodhuan besimin më të ulët të bizneseve në rajon”, shkruan Tabaku.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut:

Sot qeveria bëka protesta për vendosjen e TVSH tek biznesi i vogël!

Dikur Fronti Demokratik dërgonte ankesa në Komitetin Qendror se beteja kundër kulakëve nuk qe në nivelin e duhur, sot shoqatat qeveritare të bizneseve angazhohen gjoja në protesta edukative për të shtyrë qeverinë në vendosjen e masave anti-informalitet. Një vijë e hollë ndan hipokrizinë e djeshme me atë të sotmen.

Që të kuptohemi, Partia Demokratike është kategorikisht kundër informalitetit por ne problemin nuk e shohim tek biznesi siç qeveria dhe shoqatat e qeverisë e shohin. Për ne informaliteti në ekonomi lindi dhe erdhi si rezultat i rritjes së taksave, represionit policor, korrupsionit e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve që vështirësojnë rregullat tatimore. Të gjithë këto faktorë mbyllën bizneset, ulën konsumin, larguan investitorët dhe prodhuan besimin më të ulët të bizneseve në rajon. Ndryshe nga ne dhe shumica mendon qeveria socialiste e cila ka gjithë këto ditë që përpiqet të na bindë që taksat e larta dhe shtrëngimi tek bizneset e vogla do të prodhojë parajsën ekonomike që ajo propagandon.

Duan t’i vendosin TVSH-në biznesit të vogël, një kioske që mban me jetë dhe me para një familje apo më saktësisht 100 mijë bizneseve të vogla që ofrojnë produkte dhe shërbime që sot për sot janë përjashtuar nga TVSH. Në kundërshtim me çdo vend të rajonit, qeveria dëshiron të ulë pragun e TVSH-së në 0 lekë për biznesin e vogël që prodhon 0.5% të ardhurat e PBB-së. Duan t’i heqin bukën e gojës 40% të punësuarve në vend vetëm e vetëm për të kënaqur një sektor të caktuar të bizneseve.

Ne nuk jemi dakord! Kjo nuk është një masë formalizuese dhe as nuk do të prodhojë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, në të kundërt do të rrisë më shumë shpenzimet administrative për Drejtorinë e Tatimeve. Gjithashtu do të rëndojë edhe xhepat e qytetarëve të cilët do të duhet të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre që do të blejnë. Por, mbi të gjitha, kjo taksë deformon tregun dhe nuk lejon incentivën e lirë të qytetarëve.

Beteja e qeverisë Rama ka qenë përherë e drejtuar jo ndaj informaliteti por ndaj biznesit të vogël. Beteja e tij ka qenë e fokusuar në interesa të ngushtë personalë që janë fshehur përherë nga gjoja kauzat e drejta, pretendimi se kjo masë do të rrisë mbledhjen e të ardhurave është gënjeshtra e radhës e një staliniste me petkun e liberalit i cili në katër vite i rriti taksat me 1.5 mld USD për shqiptarët dhe mblodhi të ardhura njësoj sa qeverisja e taksës së sheshtë, 26% e PBB. Duke qenë niveli më i ulët i mbledhjes së taksave në rajon edhe sipas FMN-së.

Asnjë vend nuk ka mundur ta formalizojë ekonominë me dhunë e me dajak! Biznesi i vogël duhet konsideruar si bashkëpunëtor dhe jo si armik, si punëdhënës dhe jo si ilegali i radhës që duhet zhdukur.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2017 - 22:48

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu i ftuar ne emisionin “Kjo Jave” te gazetares Nisida Tufa ne “News24”, tregoi edhe momentin se kur mazhoranca kishte dyshuar për Tahirin, e më pas për punën e prokurorisë.

Postuar: 21/10/2017 - 22:06

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lajmëruar alarmin se nxjerrja në media e sekreteve për arrestimin e Tahirit po vë në rrezik serioz persona që kanë dijeni për rrethana

Postuar: 21/10/2017 - 21:33

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ceremonisë e shpërndarjes së medaljeve të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të Rinjtë dhe moshën U-23 që po zhvillohet

Postuar: 21/10/2017 - 20:50

Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës pasi përgjonte mbledhjet që zhvilloheshin në këtë dikaster.

Postuar: 21/10/2017 - 20:17

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, njëherësh dhe anëtar i Këshillit të Mandateve ku disktohet çështja “Tahiri”, i ftuar në studion e lajmeve në News24, tha s

Postuar: 21/10/2017 - 20:02

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me çështjen me të nxehtë të ditëve të fundit.

Postuar: 21/10/2017 - 19:44

Kreu i opozites Lulzim Basha ka dalë në një deklartë për mediat ku tha se drejtesia mund te vonoje, por nuk do mungoje per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen.