BREAKING NEWS

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Yuri Kim

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i
x

Politike

Jorida Tabaku: Buxheti për 2021 është një mashtrim elektoral, borxhi publik është treguesi i vetëm që është në rritje

Jorida Tabaku: Buxheti për 2021 është një mashtrim

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi ditën e djeshme mbi buxhetin e shtetit për vitin 2021. Përmes një deklarate për media, Tabaku u shpreh se buxheti i paraqitur nga qeveria është thjesht një mashtrim elektoral dhe një përpjekje më shumë për të vjedhur para largimit nga pushteti. Duke iu referuar Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe Bankës Botërore, Tabaku u shpreh se ekonomia dhe konsumi i qytetarëve është në rënie. Sipas saj, i vetmi tregues që është në rritje është borxhi publik. “Ka dy lajme nga projektbuxheti i vitit 2021. Ka një lajm të keq dhe një lajm të mirë. Lajmi i keq është se buxheti i paraqitur është një mashtrim elektoral dhe një përpjekje për të vjedhur deri në minutën e fundit në largim. Ndërkohë që lajmi i mirë është se ky është buxheti i fundit i kryeministrit në ikje. Treguesit e siguruar nga vetë qeveria pohojnë se: Vendi është në rënie ekonomike prej 6,1%. Por sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kjo shkon deri në 9%. Konsumi i qytetarëve është me rënie me 7.5 %. Ndërkohë që investimet totale në vend kanë rënë me 13% duke treguar ngërçin e madh që ka ekonomia shqiptare. Ka vetëm një tregues i cili është në rritje. Është borxhi! Borxhi ka arritur në shifrën rekord të 97%”, u shpreh Tabaku. Ish-deputetja demokrate shtoi më tej se buxheti që qeveria paraqiti dy ditë më parë tregoi qartë se gjatë këtyre 8 viteve Rama ka qeverisur vetëm në shërbim të oligarkëve dhe jo për interesa të qytetarëve. “Buxheti i fundit i Edi Ramës konfirmon politikën e tij 8-vjeçare kundër interesit publik, në shërbim të oligarkëve dhe klientelës së tij. Prioritet madhor për qeverinë janë pagesat për koncesionet që vjedhin shqiptarët dhe çojnë taksat e tyre në parajsat fiskale. Ky është buxheti i mafies së plehrave, që do të vazhdojë të paguhet qindra milionë lekë për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Buxheti nuk ofron as më shumë investime në infrastrukturë, as më shumë buxhet në arsim, as më shumë investime në arsim dhe as më shumë investime në bujqësi. Ky është një buxhet mashtrimi që synon që të fshehë gjendjen e mjerueshme reale në të cilën ndodhen financat publike”, u shpreh ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.