BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Politike

Jorida Tabaku nxjerr raportin e KLSH: SPAK duhet të hetojë aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës, po favorizohet koncensionari

Jorida Tabaku nxjerr raportin e KLSH: SPAK duhet të hetojë aferën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka kërkuar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion të hetojë kontratën e inceneratorit të Tiranës. Duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Tabaku tha se kjo kontratë ka vendosur në rrezik buxhetin e shtetit dhe sipas saj ka rritur ndjeshëm fitimet e koncesionarit. Përmes një deklarate për media nga selia blu, ish-deputetja demokrate theksoi se kontrata e inceneratorit të Tiranës është kundër interesit publik. “Kontrata për inceneratorin e Tiranës ia kalon të gjithë rrezikun taksapaguesit shqiptar. KLSH thekson se tejkalimi i sasisë së plehrave vendos në rrezik Buxhetin e Shtetit për pagesat, si dhe rrit fitimet e koncesionarit në mënyrë të pakufizuar. Këto pagesa më të larta, për shkak të sasive më të larta të mbetjeve, përkthehen në fitime marramendëse për koncesionarin në parajsë fiskale. Është ky përcaktim korruptiv në kontratë, kundër interesit publik, që ka sjellë rritjen e pagesave për inceneratorin nga buxheti i shtetit, nga 7 milionë euro në fillim, në 11 milionë euro”, tha Tabaku. Ish-deputetja demokrate theksoi më tej se ka qenë Ministria e Financave nën drejtimin e Arben Ahmetajt, ajo e cila ka favorizuar inceneratorin e Tiranës. Tabaku i bëri thirrje SPAK që të nisë pa vonesë hetimin e kësaj afere korruptive dhe të bëjë transparente çdo gjë. “Ministria e Financave, e drejtuar nga Arben Ahmetaj, ka bërë çdo veprim që favorizon inceneratorin e Tiranës kundër interesit publik. Ministria e Financave ka anashkaluar tavanet buxhetore, që duhen ruajtur me ligj, duke çuar paratë lumë dhe pa kufizime tek biznesi i mafias së plehrave. Sipas KLSH-së, më shumë se 61 milionë euro kosto të paraqitura në studimin e fizibilitetit janë të paargumentuara, duke çuar në rritjen artificiale të tarifës së shërbimit. Kjo do të thotë se çmimi prej 29 euro për çdo ton mbetje që sot paguajnë qytetarët e Tiranës është pasojë e një kontrate korruptive, e hartuar për të vjedhur miliona euro çdo vit. Është në nderin e SPAK të bëjë tani transparencë, hetojë pa asnjë vonesë dhe në pavarësi të plotë aferën korruptive më flagrante të qeverisë”, tha Tabaku.