BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Jorida Tabaku: Programi i qeverisë nuk e njeh realitetin, ka premtime bombastike të pavërteta, kemi të bëjmë përsëri me propagandë

Jorida Tabaku: Programi i qeverisë nuk e njeh realitetin, ka premtime

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dje ka komentuar programin e qeverisë për mandatin e tretë. Ajo u shpreh se dokumenti i këtij programi nuk e njeh realitetin dhe premtimet e bëra atje duhet të ishin ezauruar që në vitin 2013. Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rritur borxhin publik dhe ekonominë e ka çuar deri në fund duke braktisur qytetarët. Deputetja u shpreh se brenda këtij programi ka vetëm gënjeshtra dhe të pavërteta, të cilat shërbehen me propagandë. Sipas saj prej 8 vitesh situata është shumë më ndryshe se propaganda që paraqitet. “Një dokument që nuk e njeh realitetin dhe me premtime bombastike të cilat nëse do bëheshin në 2013 do besoheshin, por sot kur Rama e ka rritur borxhin publik dhe ekonominë e ka çuar në greminë e di që ato nuk do të zbatohen. Programi është i thatë nga pikëpamja e objektivave ka kundërthënie e tregon braktisje të qytetarëve. Në çdo gërmë ka të pavërteta e gënjeshtra, kemi të bëjmë me të njëjtën propagandë që është ofruar në këto 8 vite, ndërkohë që situata në terren është tërësisht ndryshe”, tha Tabaku. Deputetja e PD sa i përket premtimit të qeverisë për rritjen e pagave u shpreh se nuk është qeveria ajo që rrit pagat, por ekonomia. Tabaku tha se kryeministri ka për detyrë uljen e taksave në mënyrë që sektori provat të çlirohet. Sipas saj, duhet të ketë konkurrencë të lirë që rritja të ndodhë. “Qeveria nuk i rrit dot me vendim qeverie të ardhurat e qytetarëve, por i rrit ekonomia e tregut. Kryeministri ka detyrë të ulë taksat, të çlirohet sektori privat. Të ketë konkurrencë të lirë që rritja të ndodhë. Edhe pagat e sektorit privat Rama nuk i rrit dot me vendim qeverie”, u shpreh ajo.

Më të lexuarat