
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Jorida Tabaku rendit arsyet që çuan në disfatën e opozitës në 14 maj, ja lëvizja e fundit që duhet të bëjë PD-ja

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Maj 2023

Në emisionin “Kjo Javë”, po diskutohen ngjarjet më të rëndësishme politike të javës. E ftuar në studio, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka diskutuar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për opozitën.
Ajo u shpreh se një rezultat i tillë ka ardhur mes të tjerash, si pasojë e mungesës së alternativës nga opozita dhe të debateve e betejave brenda PD në një vit e gjysmë.
Ajo shtoi se PD duhet të hapet e të ringrihet, pas votat që morën nga demokratët tregojnë që ato janë aty për t’i mbështetur.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Nisida Tufa: Si e lexuat rezultatin e zgjedhjeve?
Jorida Tabaku: Me shumë trishtim, kam qenë ndër të parat që ka reaguar. Kam thënë që për këtë rezultat duhet të shohim nga vetja dhe të kuptojmë se përse PD ka të njëjtën pamje në hartë si në një palë zgjedhje që ne nuk morëm pjesë fare. Besoj që kushdo e ka parë me trishtim e një sens përgjegjshmërie se ç’duhet të bëjmë që kjo të mos përsëritet në 2025 dhe të mos përsërisim gabimet e së shkuarës.
Nisida Tufa: Shkodra, çfarë ndodhi? Përse nuk u ruajt vota?
Jorida Tabaku: Ka shumë arsye, në Shkodër e përgjithësi. në një vit e gjysmë debat PD është dëmtuar shumë. gjuha e përdorur ndaj njëri- tjetrit nuk është alternative.
Kishte edhe mungesë alternative që na solli në këtë rezultat. Ishte gjuha ajo që na ndaloi të kishim një bashkim e të dilnim me një kandidat të vetëm.
Shkodra ishte rast i veçantë sepse nuk kishte kandidat nga pala tjetër.
Duhet ta shohim si refuzim për të votuar alternativën e opozitës.
Nisida Tufa: Ku gaboi lidershipi i PD në këto zgjedhje?
Jorida Tabaku: 300 mijë shqiptarë, ose 25 deputetë më pak është rezultati më 2021. Refuzim i një pjese të shoqërisë që edhe për shkak të rrëmujës e zhurmës së bërë për 1 viti e gjysmë dhe mungesës së alternativës nuk na dhanë besimin.
Ne u fokusuam tek kundërshtia jo tek idetë.
Kemi lënë hapësirë edhe në terren. Së treti mendoj që pjesa jonë e opozitës bëri përpjekje maksimale për të pasur kandidatë të përbashkët në terren.
Megjithatë besoj që PD mund të ndryshojë Shqipërinë, për atë që përfaqëson.
PD është aty, është e gjallë. PD zyrtarisht pati paqartësi edhe për vendimmarrje si do shkohej në zgjedhje, u morën mbi 100 mijë vota që tregon se demokratët janë aty dhe ne duhet të ringrihemi.
Duhet të hapim PD. Duhet të lëvizim nga ngërçi i vazhdueshëm që flasim për veten dhe njëri-tjetrin, duhet të flasim për njerëzit që kanë halle ndaj po largohen.
Më të lexuarat


"Mirëpresim të gjithë ata që duan një PD europiane”, Basha: Kontributi i qëndrestarëve do të vlerësohet

“Përpjekjet e krimit për të shënjestruar SPAK, do dështojnë”, Basha: PD në krah të aleatëve strategjikë, në mbështetje të këtij institucioni

Basha i pandalshëm edhe pasditen e të dielës pranë qytetarëve: Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t'u krijuar të rinjve kushte që të mos largohen

Sali Berisha dënon sulmin në Ankara: Akt terrorist, solidaritet me autoritetet turke

U caktua si raporter nga KiE për sekuestrimin e aseteve ruse/ Basha: Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe një besim i madh, hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme

Deklaratat e Ramës për KFORIN/ Basha: E rrezikshme dhe e dënueshme, PD do të depozitojë nesër kërkesë për interperlancë

“Vuçiç i përfshirë në skenar”, Basha: Armatimi në Kosovë është futur prej muajsh

Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Sulm terrorist në Ankara/ Presidenti Begaj: Shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke

Sulmi terrorist para parlamentit, reagon Rama
