BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas

Jorida Tabaku në një intervistë në News24 foli për kryetarin/en e re që do të marri PD. "Në fund të javës tjetër mbase do të kemi një vendim të konsultuar. Jemi duke u konsultuar, mund  të kemi në fund të javës tjetër zyrtarizim të qëndrimit zyrtar në lidhje me këtë çështje", u shpreh Tabku.

Pjesë nga biseda:

Pas dorëheqjes së Alibeaj, Bardhi ka kërkuar të jeni ju kryetare e PD. Ju nuk jeni shprehur. Do ta pranoni?

Jorida Tabaku: Në PD i kam fituar gjërat, kam ecur ngadalë në karrierë, nuk kam bërë lëvizje stratosferike, po përpiqem të dëgjoj të gjitha palët. Nuk ka rëndësi pozicioni i askujt prej nesh, duhet një zgjidhje që e zgjeron PD, jo që e zvogëlon. Kemi pasur një mbledhje javën e kaluar me grupin dhe jemi ndarë shqetësimet kush është më e mira për PD. Kemi provuar shumë gjëra që nuk kanë funksionuar, mbase nuk duhet të nxitohemi të fusim partinë nga një betejë në tjetrën. Në fund të javës tjetër mbase do të kemi një vendim të konsultuar. Jemi duke u konsultuar, mund  të kemi në fund të javës tjetër zyrtarizim të qëndrimit zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Si i përgjigjeni atyre që ju kërkojnë ju në krye të partisë?

Jorida Tabaku: Duhet të lëvizim nga qasja e individit dhe duhet një vendimmarrje më e gjerë. Nëse nxitohemi tani, e humbim mundësinë e bashkimit të demokratëve në bazë, kjo është ajo që i referohem kur them partia duhet të bashkohet.

Dorëheqja e Alibeajt. Si e patë?

Jorida Tabaku: Nuk e prisja. E kam vlerësuar se ka mbajtur një peshë të vështirë dhe ka qenë edhe pre e sulmeve të padrejta.