BREAKING NEWS

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat dhe ultimatumin e prerë të ndërkombëtarëve: Kufiri i patolerueshëm i vendosur me zë të lartë është…

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës
x

Politike

Jozefina Topalli sulmoi rëndë Lulzim Bashën, reagon PD: Valdrinin e promovoje në poste drejtuese për hir të babait të tij!

Jozefina Topalli sulmoi rëndë Lulzim Bashën, reagon PD: Valdrinin

Partia Demokratike në Shkodër ka reaguar pas akuzave të Jozefina Topallit, e cila akuzoi Lulzim Bashën se ndan interesa të mëdha me kryeministrin Edi Rama dhe se ka ofenduar Shkodrën

Sipas kësaj dege, sa herë kryeministri është në vështirësi, shfaqet ish kryeparlamentarja, e cila sulmon kryetarin e partisë dhe demokratët.

“Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha! Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise! Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!”, ishte reagimi i PD-së në Shkodër në Facebook, duke shprehur çudi për këtë qëndrim.

Në këtë reagim vihet në dukje fakti se dikur Topalli ka promovuar Valdrin Pjetrin, tani kryebashkiaku i ri i Shkodrës, në poste drejtuese.

“Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e çdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut ne Partine Demokratike. Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë janë në një beteje të përditshme me të keqen dhe krimin e organizuar që qeveris Shqipërinë. Ne jemi të vendosur ta çojmë deri ne fund betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.”, ishte qëndrimi i PD Shkodër.

Më të lexuarat