BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Jozefina Topalli sulmon Bashën, Kryemadhin dhe Metën: As sondazhet e veta s’e çojnë askund PD-në

Jozefina Topalli sulmon Bashën, Kryemadhin dhe Metën: As sondazhet e

Jozefina Topalli, kryetare e Lëvizjes për Ndryshim, u shpreh se ka koncepte të ndryshme me Bashën, ndërsa thekson se opozita aktuale nuk siguron ndryshimin, pasi sipas saj krerët e partive aktuale kanë udhëhequr vendin prej dekadash.

“Kemi koncepte krejt të ndryshme me Lulzim Bashën. Ai quan ndryshim largimin e Ramës dhe ardhjen në pushtet të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Unë nuk mendoj se ky është ndryshim. Vendi ka 3 dekada që ka pasur Ilir Metën, Edi Ramën dhe 20 vjet, pothuajse, Lulzim Bashën. Ky është një riciklim që nuk garanton në asnjë drejtim që mund të kemi një Shqipëri më të mirë. Nëse do të ishte vetëm PD nuk ka asnjë shans. As sondazhet që bën vetë nuk e çojnë askund.

Këto kanë një koncept, ose je me mua ose nuk je me mua. Nëse nuk je me mua, je me armikun. Njësoj si koncepti para viteve 90. Është koncept enverist”, u shpreh Topalli për A2.

 

Më të lexuarat