BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Jozefina Topalli: Tre kryetarët e korruptuar përgjegjësit kryesorë të mjerimit të vendit, t’i japim fund kësaj klase të kalbur politike

Jozefina Topalli: Tre kryetarët e korruptuar përgjegjësit

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka kërkuar që më 25 prill qytetarët të votojnë kundër kastës së korruptuar të politikës. Ajo u shpreh se partia që drejton synon të sjellë ndryshimin. “Udhëheqësit politik të një vendi që ka 40% shkallën e varfërisë ekstreme duhen larguar. Të tre kryetarët e korruptuar, si përgjegjësit kryesorë të mjerimit të vendit, përgjegjësit e boshatisjes së vendit, fajtorët e korrupsionit endemik në vend, duhen ndëshkuar me votë proteste! Lëvizja për Ndryshim (LN), është forcë alternative përballë një klase të kalbur politike.

Ju ftoj të votoni për ndryshimin! Vota e 25 Prillit do të ketë impakt për një dekadë në jetën e çdo familje”, tha ajo. Për Jozefina Topallin, as mazhoranca e sotme dhe as opozita me PD e LSI nuk do të arrijnë të marrin më shumë se 70 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. “Unë nuk besoj se Edi Rama dhe as Ilir Meta me Lulzim Bashën do të marrin 70 deputetë. Asnjëri prej tyre”, tha Topalli në një intervistë. Më tej, Topalli shprehet se pretendon që Lëvizja për ndryshim, partia që ajo drejton, të jetë faktor. Megjithatë, Topalli theksoi se të gjitha mandatet që ajo do të marrë në zgjedhje do të shkojnë vetëm nga e djathta. “Kjo do të ndodhë me kushtin që të mos kemi kryeministër të korruptuar. Unë do të doja shumë të kontribuoja të triumfonin mbi varfërinë e sotme, mbi korrupsionin”, tha Topalli. Pavarësisht të gjithave, Topalli u shpreh se nuk konsideron asnjë nga liderët politikë në vend si armik. “Nuk kam konceptin e armikut. As Bashën, as Ramën dhe as Ilir Metën, unë nuk i konsideroj armiq. Unë edhe kundërshtarin politik, me të cilin mund të kemi ide krejtësisht të ndryshme, në qoftë se ai ka integritet, ruaj respektin më të madh. Njeriun me integritet e respektoj”, tha Topalli. Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, u shpreh se kurrë nuk do të kishte djegur mandatet nëse do të kishte qenë në Parlament, ashtu siç bëri opozita na mandatin e saj të fundit. “Mua më pëlqen opozitarizmi. Në shpirt jam rebele. Opozita ka një mision shumë të shenjtë, të japë shpresë për njerëzit, kur ajo është e vërtetë. Opozitarizmi imë është qenia kundër të gjithëve, është më e vështirë se qenia kundër njërit. Besoj se po të kisha qenë në parlament do të kisha bërë një opozitë shumë të fortë dhe nuk do të isha larguar kurrë nga parlamenti, kurrë nga beteja, kurrë nuk do të kisha djegur mandatet”, tha Topalli.

Më të lexuarat