Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Ju thoni ore si ç’dekretoi ky?’, habit Presidenti: Kush tha që bëra ç’dekretim?

Postuar: 11/09/2019 - 20:25

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka bërë çdekretim, pasi sipas tij ky është një term ligjor që nuk ekziston. Kreu i shtetit tha se ka shfuqizuar dekretin e tij, një e drejtë dhe praktikë që sipas tij e ka edhe kuvendi edhe qeveria për ligje e vendime që i shfuqizon. Teksa foli për një shtet propagandistik të qeverisë dhe një shtet të së drejtës ku ai u shpreh se bën pjesë, Meta tha se nga ana tjetër, Komisioni i Venecias është një institucion i rëndësishëm që do të marrë vendim jashtë propagandës.

"Ju dëgjoni shqiptarët, se jetojmë në dy shtete, në shtetin e propagandës dhe të drejtës. Unë besoj se përfaqësoj shtetin e së drejtës me të gjitha aktet e mia si president. Në shtetin e propagandës, thuhet që presidenti nuk ka të drejtë të çdekretojë dhe ju me të drejtë thoni a ekziston fjala çdekretim? Jo nuk ekziston. dhe ju thoni ore si çdekretoi ky? Unë nuk kam çdekretuar. Unë kam të drejtë të nxjerr dekrete. Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë të nxjerrë ligje. Qeveria vendime. Unë kam të drejtë të nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm. Parlamenti ka të drejtë të nxjerrë ligj që shfuqizon të mëparshmin, qeveria ka të drejtë të nxjerrë një vendim për të shfuqizuar të mëparshmin. Nëse edhe unë do bëhesha pjesë e shtetit të propagandës, dhe mua më vjen keq se si juristët bëjnë sikur nuk e dinë, po të shkojnë qytetarët në Gjykatën e Strasburgut, do të na shqepi me gjoba gjykata e Strasburgut. Në rast se ata flasin për çdekretin, kur në fakt kemi të bëjmë me dekret që shfuqizon dekretin. Unë mund t'i përgjigjesha, që edhe parlamenti nuk ka të drejtë të çligjërojë, apo qeveria të çvendërojë, sepse këto terma nuk ekzistojnë. E gjitha kjo është një lojë propagandistike që njerëzit të thonë ore vërtetë mos ka shkelur kushtetutën ky?! Komisioni i Venezias është i rëndësishëm dhe nuk bazohet në propagandë por i shërben ose i ka shërbyer deri më tani forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit", tha Meta.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 23:59

Prej kohësh flitet se Basha është finacuar nga Xhorxh Soros në Universitetin e Uhtretit në Belgjikë.

Postuar: 16/09/2019 - 23:16

Deputeti socialist Alket Hyseni tha se brenda pak javësh do të nisë punën SPAK.

Postuar: 16/09/2019 - 22:55

Kryeministri Edi Rama ka mohuar se do të japë dorëheqjen nëse negociatat me Bashkimin Europian nu

Postuar: 16/09/2019 - 22:40

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa komentoi procesin e hapjes së negociatave tha se kanc

Postuar: 16/09/2019 - 22:34

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dalë në "mbrojtje" presidentit Il

Postuar: 16/09/2019 - 22:28

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është përplasur ashpër në debat me botuesin e “Shqipt

Postuar: 16/09/2019 - 22:25

Avokat Spartak Ngjela ka bërë një koment të gjatë në rrjetet sociale për psikologjinë e krimit dh