Politike

Kush i nxori të dhënat personale të qytetarëve? Ministrja Spiropali flet hapur dhe zbulon strategjinë që po ndjek PS: Asnjë gjë për t’u habitur!

Kush i nxori të dhënat personale të qytetarëve? Ministrja

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘7pa5’ e konsideron normale dhe aspak absurde dokumentin me të dhënat personale të qytetarëve. Gjithashtu ajo mohoi që këto të dhëna të kenë dalë nga PS.

Spiropali sqaroi se bëhet fjalë për një database për përdorim të brendshëm në PS, dhe ka për qëllimin krijimin e një ideje mbi votuesit.

Sipas saj, çdo e dhënë e personave hidhen në këtë sistem për të patur një pasqyrë më të saktë se çfarë synon PS nga zgjedhësit.

“Ne kemi një sistem të ngritur të patronazhimit. Është në fakt një lloj verifikimi që ne i bëjmë zgjedhësve. Çdo parti serioze që ka një inventar të votuesve e bëjnë këtë gjë, përveç partive që janë magazinë pa inventar. Ata habiten. Secili hedh të dhënat që janë zonën e tij. Këta database e kemi ngritur që në vitin 2008. Çdo e dhënë e personave hidhen në këtë sistem për të patur një ide më të saktë se çfarë synojmë ne nga këta për votën…Basha niste mesazhe për datëlindjet e njerëzve në 2011. Patronazhimi hedh të dhënat për të pasur një ide afër zgjedhjeve, sa persona na votojnë ne, që edhe ne në fund të kemi një rezultat paraprak, para se të votohet. Nuk është i vetmi sondazh. Nuk është ndonjë gjë për t’u çuditur. Le ta çojnë në SPAK. Të dhënat personale nuk i kemi nxjerrë ne, por një portal, për të cilin ne nuk mbajmë përgjegjësi. Ne e pasurojmë këtë database që në vitin 2008. Është një database për përdorim të brendshëm në PS, për të patur një ide të votuesve.”

Denoncimi u bë në disa media ditën e diel, ku u ngrit dyshimi se të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, janë marrë nga portali “e-albania”. Sakaq, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur verifikimet.

Më të lexuarat