Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kërcënimi rus, rreziqet terroriste dhe reforma, senatori McCain zbarkon në Tiranë, takim me krerët e shtetit

Postuar: 15/04/2017 - 08:53

Senatori amerikan John McCain ka zhvilluar dje një vizitë në Tiranë, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit. Ai gjatë kësaj javë nisi një tur në Ballkan, ku dje zbarkoi dhe në Tiranë. Sipas informacioneve, vizita e tij është përqendruar në disa çështje, por më kryesoret kanë të bëjnë më rrezikun rus dhe terrorizmin. Kohët e fundit Rusia ka shtrirë ndikimin e saj në Ballkan dhe amerikanët janë vënë në lëvizje për të parë situatën. Nga ana tjetër një tjetër rrezik është terrorizmi. Shqipëria ka një numër të madh luftëtarësh në Siri dhe një fokus i veçantë i është kushtuar kësaj çështje. Senatori ka kërkuar forcim të ushtrisë, në kuadër dhe të detyrave të NATO. Po ashtu në fokus ka qenë dhe reforma në drejtësi. Fillimisht ishte ambasada e SHBA, ajo e cila dha detaje mbi vizitën. “Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS. Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha. Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, u shpreh ambasada.

Takimi me Nishanin

Senatori McCain takimet i nisi me Presidenti Bujar Nishani. Ishte Presidenca ajo e cila dha detaje nga takimi. “Jemi krenarë që jemi aleatë besnikë, të denjë e të sinqertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga mbështetja e të cilave frymëzohemi edhe për lirinë e demokracinë tonë”, theksoi Presidenti Nishani, duke e siguruar Senatorin McCain se vendi ynë dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të vazhdojnë ta luajnë këtë rol edhe në të ardhmen. Kreu i Shtetit shqiptar dhe Senatori McCain diskutuan edhe për situatën e Ballkanit, ku u vlerësua roli dhe kontributi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar për konsolidimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit të përbashkët me orientimin dhe synimin e integrimit e të gjithë vendeve dhe popujve në rajon në bashkësinë euro-atlantike.

Takimi me Bashën

Më pas senatori amerikan zhvilloi dhe një takim me liderin e PD, Lulzim Basha, ku në fokus ka qenë dhe bllokimi i reformës në drejtësi. “Kryetari i opozitës përcolli shqetësimin e madh për gjendjen kritike të vendit në raport me sigurinë dhe krimin e organizuar për shkak të shumëfishimit galopant të kultivimit dhe trafikut të drogës dhe pranisë së personave me rekorde të rënda kriminale në Parlament, Bashki dhe funksione të larta publike në kundërshtim dhe shkelje të ligjit për dekriminalizimin. Ky shqetësim i ngritur me nota të rënda edhe në raportet e fundit të Departamentit të Shtetit dhe EUROPOL-it demostron sa i madh është rreziku që i kanoset demokracisë dhe stabilitetit të vendit nga përfshirja dhe roli i krimit në vendimmarrjen politike. Zgjedhjet e ardhshme janë totalisht të pamundura pa çmontuar rrezikun nga paratë e drogës dhe nga kriminelët e interesuar për ruajtjen e gjendjes së tanishme të kapjes së shtetit”, njoftoi PD.

Takimi me Ramën

Vizitën në Tiranë McCain e mbylli duke u takuar me kryeministrin Edi Rama. Takimi përfundoi rreth orës 20.00 dhe në fokus ishin pikërisht kërcënimi rus, rreziku nga terrorizmi dhe reforma në drejtësi. “120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet”, shkroi Rama në rrjetet sociale. 

 

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardian Dvorani.

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj