Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kërcënohet Lulzim Basha, strukturat e spiunazhit paralajmërojnë se mund të vritet si Azem Hajdari

Postuar: 14/04/2017 - 08:19

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka 57 ditë në “çadrës e lirisë” që kërkon me çdo kusht pushtetin në tavolinë, i trembet një plani për eliminimin e tij fizik. Kryedemokrati Lulzim Basha ka shtuar masat e sigurisë për vetëmbrojtje, pasi i trembet fatit të Azem Hajdarit, liderit të demokracisë, vrasja e të cilit u shfrytëzua nga opozita e asaj kohe për të marrë pushtetin në tavolinë, nëpërmjet destabilitetit të vendit. Sipas informacioneve, shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eliminimin e tij fizik, i organizuar jashtë vendit. Dhe për këtë fakt, burime thonë se Lulzim Basha po ruhet nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës dhe nga shërbime të tjera të sigurisë së lartë. Vrasja e Lulzim Bashës, duket se me gjasa do të përdorej për destabilizimin e Shqipërisë, dhe më pas faji do t’i faturohej qeverisë për ekzekutimin e mundshëm të kreut të PD. Pra duket se po përgatitej një skenar ashtu siç ndodhi në 1998 me vrasjen e Azem Hajdarit, dhe kreu i opozitës së asaj kohe, Sali Berisha, ia faturoi fajin Fatos Nanos, që më pas t’i merrte pushtetin në tavolinë. Atentati kishte si qëllim ngritjen e opozitës në një revoltë të dhunshme, çka do të rrezikonte kaosin në vend.

Skenari për vrasjen e Lulzim Bashës

Atentati thuhet se ishte organizuar jashtë Shqipërisë dhe për ekzekutimin e tij ishin kontraktuar vrasës me pagesë, të njohur si persona të rrezikshëm, të cilët thuhet se ishin pajtuar edhe në vitin 2011, për të organizuar një atentat ndaj një tjetër politikani të rëndësishëm në vend, për të shkaktuar trazira, për shkak të gjendjes së tensionuar politike, që po kalonte vendi edhe në atë kohë. Për këtë qëllim, mësohet se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka zhvilluar takime me kryeministrin e vendit dhe ministrin e Brendshëm. Ai u ka vënë në dispozicion atyre të gjithë informacionin e marrë, duke përmendur edhe emra konkretë të personave të përfolur si ekzekutues të skenarit. Burime nga Presidenti i Republikës kanë sqaruar se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend. Pak orë pas takimit që Lulzim Basha ka pasur me kreun e SHISH, Visho Lika, është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet. Sipas informacioneve, kjo çështje u është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin. Ngjarja po trajtohet me seriozitet edhe nga organet kompetente, ndërsa kreu i PD po ruhet në masa të larta sigurie. Nuk dihet se kush qëndron pas një plani të tillë dhe nëse ai ishte në fazë ekzekutimi apo thjeshtë ideje, por dihet që interes për këtë mund të ketë çdo vend apo shërbim që i intereson destabilizimi i vendit në një moment delikat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstit

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur