Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ka ardhur ora", Basha i përgjigjet ftesës së tretë të Ramës për dialog

Postuar: 24/05/2019 - 18:02

Ndonëse nuk pati një përgjigje zyrtare për ftesën e tretë për dialog të kryeministrit Rama,  Basha nga Mati ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës.

Basha tha se opozita është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se beteja e tyre do të jetë për jetë a vdekje.

“Koha kur një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Një shoqëri e lirë, e përbërë nga njerëz të drejtë mund të humbë përkohësisht rrugën, por vjen një moment që një shoqëri ka nevojë të mund të frikën, të gjejë kurajon që na bën njerëz, bij prindërish, prindër fëmijësh, na bën njerëz që duam dinjitet e nuk pranojmë më të shkelemi me këmbë dhe kjo orë ka ardhur. Ka ardhur ora dhe ne nuk do bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara, drejt rrugës që na çon tek vlerat europine, perëndimore. Nesër dhe në ditët e ardhme vendoset fati për 10 vitet e ardhme dhe fundi i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do jetë konkluzioni final i kësaj beteje. I shtrijmë dorën aleatëve tanë, mirënjohje Gjermanisë mike dhe SHBA që publikisht dhe jo publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Për ne s’ka rrugë tjetër përveç asaj europiane, largimi i Edi Ramës nuk negociohet. Nuk do të vijë 30 qershori, shqiptarët janë ngritur, shqiptarët janë bashkuar, ne nuk do ta lejojmë”,- tha prerë Lulzim Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 13:51

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një dokument që sipas saj provon përfshirjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Bbanit në aktivitete kriminale.

Postuar: 16/09/2019 - 13:48

Në kuadër të ditës së parë të shkollës, për vitin e ri mësimor, ministrja e Arsimit ka vizituar s

Postuar: 16/09/2019 - 13:21

Senida Mesi, deputetja e PS është nënë e tre fëmijëve dhe sot në nisje të vitit të ri shkollor ka

Postuar: 16/09/2019 - 12:57

Në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, kryebashkiaku Veliaj thumboi presidentin Ili

Postuar: 16/09/2019 - 12:45

Të bësh ëndrrën realitet, kjo është një gëzim i madh i shprehur në sytë e personit që e realizon.

Postuar: 16/09/2019 - 12:40

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë Christian Lange konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugë

Postuar: 16/09/2019 - 12:33

Partia Demokratike u shpreh në ditën e parë të nisjes së viti shkollor 2019-2020 se arsimi në Shq