BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Politike

Ka dalë kundër udhëheqjes së Lulzim Bashës, Arben Ristani tregon për herë të parë çfarë ndodh nëse kritikon kryetarin

Ka dalë kundër udhëheqjes së Lulzim Bashës, Arben

Arben Ristani i pyetur drejtpërdrejtë në emisionin "Top Talk" nëse mund të përjashtohet sot nga PD-ja nëse flet ndryshe, mendon ndryshe nga vija e partisë apo i thua kryetarit e ke gabim, ish numri 2 i PD-së nuk ka nguruar ti japë përgjigje.

“Jemi duke u përpjekur brenda PD-së që të vendosim sisteme të atilla që të mos varen nga vullnetet e njëshit por nga fryma kolegjiale. Ka patur disa takime me partnerët tanë, sidomos anglezë, për të vendosur në Partinë Demokratike sisteme të zgjedhjes siç i përdorin konservatorët anglezë. Unë shpresoj shumë që këto të zbatohen dhe të mos ngelet zgjedhja në vullnetin e njëshit”, u përgjigj ai.

Ristani ka edhe një kritikë për mënyrën se si bëhet zgjedhja e njerëzve që përfaqësojnë PD-në. Ai thotë se një nga të metat që ka patur organizimi i kohëve të fundit është pikërisht zgjedhja e stafeve jashtë parimeve kryesore që duhet të funksionojë një organizatë politike.