BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x

Politike

Ka frikë politika të përballet me ligjin? Lorenc Vangjeli “zbërthen” qëllimin e SPAK-ut: Politikës po i shuhet pak nga pak roli dominues

Ka frikë politika të përballet me ligjin? Lorenc Vangjeli

Kryeministri Rama ka shtuar “presionet” ndaj SPAK. Gjatë daljeve të tij publike, Rama i ka bërë thirrje Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që të hetojë të hetojë  të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se reforma në drejtësi ka për synim që të shkëpusë lidhjen e politikës me sistemin e drejtësisë. Ai gjykon se drejtësia është shumë më shumë se ndëshkimi i mundshëm i kryeministrave, ish-kryeministrave, ministrave apo politikanëve në përgjithësi.

Sipas tij, rezultate e para kanë filluar të shfaqen dhe ato janë të dukshme te “frika e mëkatarëve.”

Intervista:

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është kritikuar nga kryeministri Rama se nuk po heton “palën tjetër”, duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës. Po ashtu edhe opozita e ka vënë prej kohësh në shënjestër, duke e cilësuar si “të kapur nga qeveria”, si i konsideroni këto qëndrime? A është normale që një institucion i pavarur të vihet në kritika dhe komente politike, nga të gjithë anët?

Lorenc Vangjeli: Shtigjet drejt të vërtetës janë të pafundme. Një i tillë është edhe arsyetimi logjik që vjen nga matematika. Bëhet supozimi i përkundërt dhe arrihet në rezultatin e kërkuar. Kur pyetet nëse politika mund të tundë gishtin përpara hundës së SPAK-ut, le të provohet se çfarë ndodh nëse një pushtet si drejtësia vë nën kritikë dy pushtetet e tjera, legjislativin dhe ekzekutivin. Domethënë, si mund të duket pamja e një gjykatësi që jep një konferencë shtypi dhe thotë se nuk i pëlqen cilësia e ligjeve që miraton Kuvendi. Apo si do të gjykohej një prokuror që deklaron publikisht se nuk i pëlqejnë vendimet e qeverisë dhe mënyra sesi kryeministri drejton qeverinë. Ky përfytyrim absurd e dëshmon qartësisht absurditetin e bërë normë në Shqipëri, që politikanët i japin të drejtë vetes të flasin për një pushtet që është jashtë rrethit të tyre të kompetencave. Në thelb reforma në drejtësi synon të shkëpusë pikërisht këtë lidhje. Deri dje, politika kushtëzonte karrierën në majën e sistemit, sot sistemi vetë-rregullohet nga brenda vetes. Ajo që ende nuk po kuptohet është forca e frikshme që ka pushteti i traditës. I armatosur me këtë pushtet, Rama, një nga aktorët dhe iniciatorët e reformës, e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër këtë ndryshim. E kanë kuptuar edhe Berisha dhe Meta të vërtetën e thjeshtë që tashmë krijesa që kanë votuar unanimisht, po kërkon të bëjë thjesht detyrën që i cakton kushtetuta dhe ligji. Secili prej tyre është një klient potencial i drejtësisë, e cila dalëngadalë po nis të kuptojë edhe ajo vetë forcën e tij reale. Shto këtu edhe faktin që drejtësia, me një arkitekturë që të paktën në letër i garanton pavarësinë, “varet” në një mënyrë ende të papërcaktuar qartë nga aktorë të tjerë. Nga bashkaksionerët e saj ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropiane dhe tabloja bëhet e qartë. Kuptohet gjithashtu qartë sesa të drejtë ka Arben Kraja, drejtues i SPAK-ut kur mohon të ndjehet i “intimiduar” nga kritikat e kryeministrit. Megjithatë ka një progres të jashtëzakonshëm dhe ndryshime gjithashtu të jashtëzakonshme në vend, por që për fat të keq, rrëmuja e ditës, e bën të padukshëm. Të gjithë ata që rrudhin buzët e holla dhe ulërijnë si balerinat nga kallot në këmbë për deklarimet e Ramës dhe mënyrës sesi ai flet, mund të kujtojnë kohën kur paraardhësi i tij ishte kalloja që dhemb në këmbët e drejtësisë. Të paktën në Departamentin amerikan të Shtetit kështu mendojnë për Doktor Berishën.

SPAK edhe pse në thelb u krijua gati tre vjet më parë për të hetuar kryesisht korrupsionin edhe në nivele të larta dhe krimin e organizuar, a i ka arritur pritshmëritë, jo vetëm publike por edhe juridike për çështje të caktuara?

Lorenc Vangjeli: Ka një padurim të jashtëzakonshëm nga publiku për të parë ndëshkimin e mëkatarëve, por nuk funksionon kështu. Në Shqipëri zakonisht mbillen domate, të cilat i japin futet brenda stinës dhe pakkush ka durim të mbjellë ullinj që të ushqejë nipërit. Drejtësia është shumë më shumë se ndëshkimi i mundshëm i kryeministrave, ish-kryeministrave, ministrave apo politikanëve në përgjithësi. Drejtësia është në shumicën dërmuese të saj ndarja e bastit mes dy vëllezërve se kujt i takon gardhi, është garancia e individit përballë shtetit, e biznesit në raport me konfliktet e mundshme dhe kështu me radhë. SPAK-u është vetëm një segment, ndoshta më domethënësi dhe më i dukshmi në sistem, por gjithsesi është vetëm një segment i saj. Mbetet vetëm të pritet me gishta të kryqëzuar dhe të shpresohet. Të shpresohet dhe të pritet. Të pritet me durim. Rezultatet kanë nisur të shfaqen dhe ato duken më shumë tek frika që kanë mëkatarët.

A rrezikohet që një dosje mirëfilltas hetimore të kthehet në lojë politike. Nëse SPAK merr nën hetim ish-zyrtarët e lartë Sali Berisha dhe Ilir Meta, a mund të degradojë çështja duke e cilësuar si “sulm politik”, apo “të urdhëruar nga Rama”, për aq kohë sa ka deklarime publike prej tij, edhe për çështje specifike si tragjedia e Gërdecit, vrasja e katër qytetarëve më 21 Janar 2011, etj?

Lorenc Vangjeli: Drejtësia askund në botë nuk ka pagabueshmërinë e Solomonit. Ajo nuk është një shkencë ekzakte sa kohë që është produkt i njerëzve të zakonshëm, interpretimeve njerëzore, emocioneve, por edhe interesave, klimës politike, shoqërore e të tjerë e të tjerë. Sido që të jetë puna, tradita e do që për fat të keq, në Shqipëri, politika të jetë si kripa që gjendet edhe në ëmbëlsira. Eshtë e pashmangshme që do të ndodhë kështu, por ky detaj do të bëhet gjithmonë e më pak i rëndësishëm. E rëndësishme është që të bindet publiku dhe të garantohet një proces i drejtë, i ndershëm dhe transparent. E rëndësishme është që prokurorë e gjykatës të shkëputen nga mentaliteti sovjetik i të dhënit drejtësi. Të kuptojnë se demokracia e ka të shenjtë prezumimin e fajësisë deri sa të provohet deri në shkallën e fundit e kundërta, se shenjtëria e individit është e pacënueshme nga dyshimi dhe se dyshimi është gjthmonë në favor të të pandehurit. Politikës po i shuhet pak nga pak roli dominues mbi sistemin e drejtësisë; tani ajo po shihet si një kliente e tij. Në fillim pak, nesër më shumë.

E gjithë kjo situatë është “frikë e politikës” se po preket në përballje me ligjin, apo është një mënyrë për të nënshtruar gjithë Reformën në Drejtësi, pavarësisht se është nisur dhe ngritur me trysninë e vazhdueshme ndërkombëtare? Cili do të jetë qëndrimi ndërkombëtar nëse kjo betejë deklaratash vijon?

Lorenc Vangjeli: Ndërkombëtarët janë bashkaksionerë në një proces pa kthim. Në një proces i cili është larg të qenit i përkryer, por që po nis të funksionojë. Ata vazhdojnë të jenë garanti i asaj që pritet të ndodhë nesër. Dhe nesër do të ndodhin shumë gjëra të çuditshme në Tiranë. Në Tiranë ka frikë. Ka frikë tek bashkëpunëtorët dhe administrata e Ramës; të trazuar janë edhe Berisha, edhe Meta. Të trembur janë shumë njerëz që e dinë mirë se çfarë kanë bërë dhe ju duket se të gjithë të tjerët, e dinë mirë se çfarë kanë bërë. Mizat nën kapele kanë nisur të gumëzhijnë. “Princat dhe princeshat” e përkëdhelur kanë nisur të ndjejnë bezdinë që ju japin torbat me bizele që kanë futur nën dyshekë. Domethënë, paratë e fshehura që nuk ju vijnë nga rrogat më shumë se modeste që firmosin në bordero shteti.

 

Më të lexuarat