BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Politike

Ka marrë përsipër ndërtimin e projektit të rëndësishëm në Shqipëri, Behgjet Pacolli zbulon shumën marramendëse që do të investohet: Do hapen shumë vende të reja pune!

Ka marrë përsipër ndërtimin e projektit të

Politikani dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Behgjet Pacolli është investitori që ka marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në Shqipëri.

Teksa kanë nisur punimet për këtë aeroport, Pacolli foli sot për emisionin “Breaking”  ku bëri publike edhe shumën marramendëse që do të investohet.

Pacolli tha se bëhet fjalë për një investim të madh e madje tregoi edhe çmimin e dy fazave të para të ndërtimit të aeroportit, që shkon në një total mbi 260 milionë euro.

“Bëhet fjalë për një investim goxha të madh, ndoshta është dhe investimi më i madh që do ndodhë në Shqipëri. Do hidhen mbi 138 milionë euro. Kjo është vetëm faza e parë, pastaj do duhen edhe 130 milionë të tjera. Ky investim do i kontribuojë punësimit dhe mirëqenies së shqiptarëve.

Unë jam ndërmarrës dhe si i tillë, sigurisht një investim të tillë nuk e bëj për herë të parë, por është i pari që e bëj në trojet shqiptare. Shumë thonë pse nuk e bëre në Kosovë. Por unë deri më sot kam hapur 5000 vende pune në Kosovë. Erdhi momenti që ky investim të bëhet në trojet tona, në Shqipëri. Dhe do mundohem që çdo gjë të shkojë në rregull dhe ditën e caktuar ta përjetojmë edhe momentin e hapjes së këtij aeroporti.

Personeli që ka punuar me këtë projekt ka bërë një punë të mrekullueshme. Prej momentit kur është nënshkruar kontrata deri tani, ne kemi siguruar të gjitha lejet për fillimin e punës. Nuk ka pasur asnjë problem. Jam dëshmitar i asaj që ekziston një harmoni totale e qeverisë me investitorin. Nëse kjo harmoni ekziston, e quajmë një veprim në bazë të konditave të ekonomisë së lirë, ku qeveria krijon infrastrukturën dhe kushtet dhe investitori me ato kushte investon paratë e veta,” tha Pacolli.

Çfarë fiton Shqipëria, qeveria dhe roli i investitorit?

“Qeveria nuk fiton asgjë, se qeveritë ndërrohen, por qeveria mund të konsiderohet e privilegjuar se ka patur mundësinë për të thithur investitorët e huaj dhe thyen akullin se për të investuar nuk nevojitet asnjë lobim i posaçëm, vetëm sinqeritet e guxim për të vepruar. Dhe këtë, kjo qeveri e ka bërë. Investitori, nga ana tjetër, i cili ka patur diturinë dhe mundësinë ekonomike për ta bërë këtë, është harmonizuar me idenë e qeverisë,” u shpreh ai.

Më të lexuarat