
Postuar: 11/09/2019 - 21:19
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi thotë se nuk ka asnjë pakt të fshehtë midis kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
“Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy individëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen. Pra, do të duhet të jetë një zgjidhje e tillë që e fut Shqipërinë në një rrugë që të gjithë e dëshirojmë, anëtarësimin në BE”, thekson Bardhi në një njoftim të shpërndarë nga Partia Demokratike.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/