Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“A ka më për shqiptarët?”/ Gjyqi i biznesmenit të njohur, shpërthen Sonila Meço dhe tregon ç'po ndodh: Kjo është fatura më e rëndë, 140 milionë euro që...

Postuar: 16/05/2019 - 10:50

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington i ka dhënë të drejtë biznesmenit Francesco Becchetti sa i takon padive të ngritura rreth Agon Channel, kompanive energjitike dhe investimeve të bëra nga italiani.

Vendimi i marrë më datë 24 prill 2019  nuk është zbardhur ende në faqen zyrtare të ICSID por thuhet se është tejet voluminoz. Flitet për një shifër mbi 100 mln euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian.

Për këtë ka reaguar edhe Sonila Meço, ish-drejtuese e Agon Channel e cila e ka ndjekur me shumë interes këtë proces dhe ka sulmuar vazhdimisht kryeministrin Rama për mbylljen e këtij televizioni.

"Fatura më e rëndë mbi shqiptarët: Shqipëria gjobitet qindra miliona euro, për herë të parë në historinë e saj për shkatërrimin e një televizioni me një aksion të drejtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama, për arsye të qëndrimit opozitar të Agon Channel ndaj pushtetit.

Investimi i sipërmarrësit Francesco Becchetti, një risi në konceptin e delokalizimit, me teknologji bashkëkohore, me 400 punonjës, bashkëpunime me emra të njohur të mediave ndërkombëtare, që prezantoi Shqipërinë në Europë, kur ende politika e ka lënë lëngueshëm jashtë portave të saj, u sulmua në mënyrë antiligjore, direkte dhe në vetë të parë nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti rreth tij.

Tashmë është provuar nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID), gjykatë e Bankës Botërore, se i gjithë sulmi antiligjor, arbitrar dhe personal i kryeministrit mbi televizionin Agon Channel dhe interesat e biznesmenit italian është i mbështetur mbi mashtrime dhe manipulime të dirigjuara nga emra të përveçëm.

Si asnjëherë më parë, në shkelje të të drejtave të njeriut, në dhunim të shtetit ligjor dhe çdo parimi demokratik, një gjykatë e Bankës Botërore dënon shpronësimin e një televizioni ndërkombëtar për arsye të persekutimit politik të pronarit e punonjësve të tij.

Në faqen zyrtare të Gjykatës dëshmohet dalja e vendimit përfundimtar. Në informacionet paraprake, vendimi dëshmon shkërrmoqjen e shtetit, ligjeve, kushtetutës, demokracisë, të drejtave të njeriut duke i vënë emër konkret çdo përgjegjësie. E patëm thënë si gazetarë në betejën për të mbrojtur punën tonë në Agon Channel se kjo kauzë është pasqyra ku shohim qartazi qëllimet e pushtetit. Me vendimin e ICSID-it tashmë çdo shqiptar e di se kush dhe pse organizoi aksionin e paprecedent kundra fjalës së lirë, medias, investimeve të huaja në vend dhe kush po i ngjesh në kurrizin dërrmuar varfërie e padrejtësie faturën më të lartë për shpronësimin, që një pushtet i bën një medieje ndërkombëtare.

Vendimi thuhet se është shumë voluminoz dhe është ende në proces vlerësimi nga ana e avokatëve të Becchetti-t. Ata konfirmojnë se dëmi ndaj paditësve italianë është rreth 111 milionë euro plus 30 milionë euro, që i detyrohen ortakut shqiptar të Agonset. Vendimi është res judicata. Pra dëmi kalon mbi 140 milionë euro . Sikur të mos mjaftojë, sa më shumë qeveria vonon pagesën, aq më shumë shtohet vlera e dëmit.

Dhe ky është vetëm njëri nga vendimet, pasi sipas avokatëve priten edhe shumë të tjerë. Dhe jo nga gjykata në procese vetting-u.

A ka më për shqiptarët?" , shkruan Meço.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 23:56

Familja e presidentit, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie.Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP, familja presidenciale ka dekl

Postuar: 23/05/2019 - 23:02

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, i është përgjigjur nga studio e ‘Opinion’ akuzave të P

Postuar: 23/05/2019 - 22:55

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV

Postuar: 23/05/2019 - 22:50

Aktori Laert Vasili i kërkoi kreut të partisë Konservatore, Kujtim  Gjuzi se nëse në 25 maj

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi në emisionin Open se letrat e Edi Ramës

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Duke folur për debatin për krizën politike gazetari Robert Rakipllari ka pyetur drejtpërdrejt Ber

Postuar: 23/05/2019 - 22:30

Sali Berisha ka komentuar “sulmin” mbi ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.