BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Politike

“Ka ndërruar emrin dhe ka qenë i arrestuar”/ Pas verifikimit të Prokurorisë, reagon kandidati i LSI: Dua të sqaroj që...

“Ka ndërruar emrin dhe ka qenë i arrestuar”/ Pas

Ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ka zdërguar KQZ përfundimin e verifikimeve për Artur Bakun, kandidatiin për deputet i LSI-së në qarkun e Durrësit. Në verifikimet e thelluara të Prokurorisë evidentohej se Baku kishte ndryshuar emrin nga Afrim në Artur, si dhe rezultonte se ka qenë i ndaluar apo i arrestuar për shpërdorim detyre dhe më pas për të është vendosur masa ‘arrest shtëpie’.

Avokati i tij, Alban Qafa thotë se Baku nuk ka fshehur asgjë në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ dhe se nuk ka qenë asnjëherë i pandehur.

"Ka patur një procedim për shpërdorim detyre, është pushuar nga organi i akuzës dhe është gjykuar nënë masën arrest shtëpie që u revokua më pas në detyrim paraqitje. Kundrejt oficerëve të policisë që kanë montuar atë farsë në atë periudhë kemi depozituar kallëzim penal. Është pushuar çështja nga organi i akuzës, kemi bërë ankim dhe u urdhërua prokuroria të regjistrojë procedimin penal për hetimin e 4 oficerëve të policisë për falsifikim dhe shpërdorim detyre që montuan farsën ndaj Artur Bakut. Dua të sqaroj që në formularin e dekriminalizmit të depozituar në KQZ nuk është fshehur asgjë, është evidentuar që ka qenë person nën hetim, kurrë i pandehur dhe nuk ka asnjë vendim penal të formës së prerë për fajësi. Nuk kemi fshehur as ndërrimin e emrit", u shpreh ai.

Sipas tij, Baku është akuzuar për "shpërdorim detyre", kur ka qenë drejtor i shërbimit pyjor Durrës, pas ndalimit të një furgoni me dru, pa faturë tatimore. Ndaj tij u pushua procedimi penal pasi rezultoi se drutë ishin blerë nga një subjekt privat pa faturë tatimore.

Baku shprehet se ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e Krujës ndaj dy oficerëve të policisë gjyqësore dhe 4 punonjësve te policisë për veprën penale, shpërdorim detyre dhe falsifikim dhe se ende po pret zbardhjen e kësaj çështje.

"Kam 6 vite që kam bërë kallëzim penal për falsifikimin e dokumentit dhe akoma po pres të zbardhet kjo çështje", tha ai.