Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ka një lajm shumë të madh”, ministri Lleshaj komenton atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja dhe nxjerr disa detaje nga hetimi

Postuar: 11/11/2019 - 23:10

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë krimi po humbet terren çdo ditë e më shumë në Shqipëri.

“Grupet kriminale janë goditur kudo. Në çdo qytet: Tiranë, Vlorë, Shkodër, kudo!”, theksoi ministri i brendshëm në emisionin Opinion.

Sa i përket atentatit ndaj prokurorit, ministri tha se nuk dinte shumë detaje për këtë ngjarje pasi nuk ishte drejtues policie.

“Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse është goditur si prokuror apo si individ. Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, tha zoti Lleshaj.

Redjan Rraja, është i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Pëllumb Muharremi.

Prokuroria dhe Policia vazhdojnë kërkimet për të ndaluar persona të tjerë që mund të këna marrë pjesë në atentat. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se laboratori i Policisë Shkencore ka konfirmuar se plumbat e gjetura në vendin e ngjarjes, janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin që u braktis në fshatin Shkafanë të Ishmit.Sipas burimeve nga grupi hetimor, nga provat e gjetura në brendësi të automjetit, krahas disa gjurmëve të gishtave pritet të përfitohen edhe disa profile ADN-je për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 23:58

Në Shqipëri parlamenti zgjodhi sot prokurorin e ri të përgjithshëm, duke votuar në mbështetje të kandidatit Olsian Çela.

Postuar: 05/12/2019 - 22:33

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se kryeministri Rama nuk

Postuar: 05/12/2019 - 22:08

Nesër do të bëhet prezantimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili u zgjodh sot

Postuar: 05/12/2019 - 22:00

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi është shprehur në një linjë me kryeministrin Rama sa i takon abuziv

Postuar: 05/12/2019 - 21:51

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, i cili është caktuar nga  kryeministri për të përballuar situ

Postuar: 05/12/2019 - 21:42

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që ka patur një plasaritje të vogël në shtëpinë e tij ng

Postuar: 05/12/2019 - 21:36

Spartak Ngjela i ftuar në emsionin ‘360 gradë’ tha se kryeministri Edi Rama nuk e di