BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe trondit me paralajmërimin e fundit

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe
x
BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x

Politike

“Ka rrjedhje informacioni”, gazetarët tregojnë nga dolën të dhënat për aksionin e SPAK dhe çfarë i ndihmoi të largohen të shpallurit në kërkim: Ne e dinim! Ka gjasa, që...

“Ka rrjedhje informacioni”, gazetarët tregojnë nga

Ditën e djeshme SPAK dhe Policia e Shtetit dhanë detaje rreth zhvillimit të operacionit të koduar policor “Golden Bullet”. Në konferencën për mediat, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe ai i Policisë së Shtetit Gledis Nano bënë të ditur se operacioni është në vijim ndërsa u bë e ditur se janë prerë urdhër arreste për 32 persona, por janë ekzekutuar vetëm 18 prej tyre.

“Golden Bullet” u cilësua si “mega operacion”, por për gazetarin Ermal Vija situata është krejt ndryshe.

Gazetari Vija shpjegon se në këtë rast kemi vetëm dy momente kryesore: “Nuredin Dumani u arrestua në mars pasi u plagos kur kishte shkuar për të kryer një tjetër atentat. Nuk u arrestua nga puna e policisë. Dhe, së dyti, SPAK tha se janë zbardhur disa ngjarje kriminale, por duhet që dëshmitë të përputhen me provat. SPAK deri tani ka vetëm dëshminë e Dumanit dhe provat e mbledhur ndër vite.”

Një tjetër problem që ngrenë gazetarët është rrjedhja e informacionit. Mes gazetarësh kishte informacione rreth aksionit të SPAK të paktën disa ditë përpara se të ndodhte. Ka gjasa që edhe personat që do të goditeshin nga SPAK e Policia të jenë vënë në dijeni dhe të jenë larguar nga vendi.

“SPAK ishte deri diku i detyruar të ndërhyjë. Ne e dinim disa ditë para për operacionin. Informacioni kishte nisur të rridhte. Ka gjasa, që personazhet ta kenë marrë vesh që do të kishte arrestime… Dumani do të flasë edhe për çështje të tjera. Jo rastësisht ndodhej në Fier. Mund të ishte porositur një vrasje. Ka diçka që nuk shkon me operacionet e SPAK-ut në vazhdimësi. Merren disa ditë para, muaj përpara. Rasti Koka, Bllako, gazetarët i dinin përpara kohe. Edhe në këtë rast e dinim disa ditë para që do të bëhej. Ka rrjedhje informacioni, janë disa institucione që janë të përfshira dhe me rrjedhjen e operacioneve të kërkuarit mund të largohen,” sqaron gazetari Xhevahir Zhabina.

Më të lexuarat