BREAKING NEWS

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat skandaloze me pasojë vdekjen e 35 mijë italianëve nga Covid

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat
x

Politike

Ka të drejtë Rama apo Meta? Bamir Topi flet hapur: Presidenti duhet të ketë kujdes, nuk duhet të vulgarizohet

Ka të drejtë Rama apo Meta? Bamir Topi flet hapur: Presidenti duhet

Ish-presidenti, Bamir Topi tha se pavarësisht përplasjeve të cilat kanë sfond të pasur politik, besoj se gjuha e përdorur është një gjuhë që nuk u shkon për shtat atyre që konsiderohen burra shteti.

Sipas tij presidenti duhet të ketë një gjuhë më të zgjedhur, nuk duhet të vulgarizohet

“Presidenti pavarësisht dobësimit të kompetencave pas 2008 mbetet President i Republikës, është kryetar i shtetit. Dhe pavarësisht përplasjeve të cilat kanë sfond të pasur politik, besoj se gjuha e përdorur është një gjuhë që nuk u shkon për shtat atyre që konsiderohen burra shteti. Duhet të ketë një gjuhë më të zgjedhur, nuk duhet të vulgarizohet. Pas ndryshimeve të 2008, Shqipëria de facto është një republikë kryeministrore”, tha Topi në Ora News.