BREAKING NEWS

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti
x
BREAKING NEWS

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale,
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare
x
BREAKING NEWS

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve
x
BREAKING NEWS

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej
x

Politike

“Kali i Trojës i Edi Ramës dhe gjarpër”, ithtarët e Berishës shpërthejnë në akuza kundër Evi Kokalarit, Saliu fillon fushatën kryqëzuese ndaj besnikes së tij

“Kali i Trojës i Edi Ramës dhe gjarpër”,

Zëdhënësi i zyrës së shtypit të Sali Berishës, Alfred Lela ka reaguar për kritikat e Evi Kokalarit për manipulim të votave në zgjedhjet për kryetarin e FRPD. Sipas tij, mbështetësit e Bashës i kanë varur shpresat tek Amerika dhe gjendja fizike e Berishës. Me anë të një postimi në Facebook, Lela thotë se presin që amerikanët të shmangin Berishën ose që ai të këpusë qafën nga jeta kur e shohin në shëndet të mirë. Atyre që i referohet si persona që nuk bëjnë punë e as kanë ide, i jep këshillën që të bëjnë ndonjë punë.“Fakti që i janë qepur ‘stuhisë në status’ të Evi Kokalarit, si mjalti pas gishtit, dëshmon edhe më qartë tipologjinë socio-politike të mbështetësve të L. Bashës: një grusht burrash e grash, që bëjnë asgjë, por vazhdimisht thonë gjithçka. Dëshmon se nuk punojnë, por presin. Presin që amerikanët të shmangin Berishën. Kur e shohin që nuk u realizohet kjo zjarrmi e xhanit, presin që ai të këpusë qafën nga jeta; kur e shohin në shëndet të mirë e nalt-e-poshtë Shqipërisë, zemërohen dhe presin diçka tjetër. Çfarëdo qoftë. Punë nuk bëjnë, ide nuk kanë, mbështetjen, ku thërret kijameti. Kështu që presin Godonë e pushtetit, të shfaqet për ta kurorëzuar të tyrin ‘man-inwaiting’ mu në majë të Shqipërisë. Sikur Shqipëria të jetë marrë ndonjëherë pa sakrificë. As Princi Wilhelm Wied, që e shoqëronin të gjithë topat e Europës nuk e mori dot. Kështu që, gëzojuni Evit, si adamër të vegjël apple-it të Jobsit, por e kam një këshillë: bëni ndonjë punë ndërkohë që prisni një deus ex machina për liderin e dhe veten. Zonja e zotërinj, sa prisni që të papunët t’ju zgjidhin punët: LABOREMUS”, shkruan Lela. Pak ditë më parë, Evi Kokalari, një nga mbështetëset kryesore të Sali Berishës pasi mori selinë e PD-së, duket se ishte zhgënjyer me drejtuesin e Rithemelimit të PD-së pasi i drejtonte gishtin duke e fajësuar për zgjedhjet brenda FPRD-së dhe manipulimet e kryera. Megjithëse procesi i zgjedhjeve të kreut të ri të FPRD-së së Rithemelimit ende nuk është zyrtarizuar, pasi mund të ankimohet, Sali Berisha ka ‘legjitimuar’ dje fituesin. Rezultati u kontestua pasi denoncimet për manipulime të procesit ishin të shumta.

Kokalari ishte një gjarpër në gjirin tonë

Ish-deputeti i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas sulmeve të aktivistes Evi Kokalari ndaj kryetarit të PDsë, Sali Berisha dhe disa eksponentë të së djathtës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kulluri e cilëson Kokalarin të blerë nga kryeministri Edi Rama, për të sabotuar revolucionin e tetorit. Sipas tij, Evi Kokalari ishte një gjarpër në gjirin e Partisë De mokratike.“Të dashur demokratë, Rama do të bëjë të pamundurën për të blerë këdo brenda PD-së për të sabotuar revolucionin e tetorit! Ndaj shtrëngoni linjat dhe qëndroni gati! Orët e regjimit janë të numëruara! Evi Kokalari ishte një gjarpër në gjirin tonë!”, shkruan ai.

Berisha i lëshon Adriana Kalaja-n Evi Kokalarit

 Ish-kryeministri Sali Berisha i ka lëshuar Adriana Kalajan, Evi Kokalarit, pas kritikave të kësaj të fundit për zhvillimet e fundit në PD.“Më vjen çudi se ata që kritikojnë garën dhe na bëjnë moral, i janë përvjedhur gjithmonë asaj. Çdo gjë në jetë e kanë fituar dhuratë nga prindërit, bashkëshortët dhe dashnorët”, shkruan Kalaja. Evi Kokalari i ka nxjerrë ndërkohë Adriana Kalajas, videon kur ajo betohej se do pushtonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.