Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kallëzim tek Krimet e Rënda/ Vasili: Merrjani Ramës ekspertizën e audiopërgjimit si provë!

Postuar: 11/07/2018 - 14:36

Opozita shqiptare ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me audiopërgjimin për Agron Xhafajn, ku kërkon që Rama të dorëzojë si provë, rezultatin që tha se kishte nxjerë vetë tek një laborator i njohur.Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se në vend ekzistojnë dy prokurori, ajo ku u bë kallëzimi penal dhe prokuroria e Edi Ramës.

Vasili: Kjo është një nismë e përbashkët e jona për të ndarë qartë prokurorinë para të cilës janë të barabartë shqiptarët nga prokuroria paralele e kryeministrit. Ky kallëzim sot vë përpara opinionit publik që në Shqipëri funksionojnë dy prokurori, kjo prokurori ku kemi ardhur sot të bëjmë kallëzimin penal dhe prokurorinë e kryeministrit që ka bërë hetimin, ka bërë ekspertizë, ka nxjerrë edhe rezultate që i ka bërë publike, dhe mbi bazën e të cilave mban në këmbë qeverinë e tij. Pasi ka thënë qartë se e kreva ekspertizën, mora rezultatin, ishte e manipuluar dhe në bazë të kësaj po i jap vullnet ministrit të Brendshëm të vazhdojë detyrën.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 23:38

 Ka reaguar për herë të parë kreu i PD-së së Gramshit, Elmas Haruni, pas ndalimit të djeshëm pa asnjë arsye, nga policia.

Postuar: 21/07/2018 - 22:46

Ish – Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në profilin e tij në “faceboo

Postuar: 21/07/2018 - 19:54

Pas shumë kohësh, është rihapur shtëpia e pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët

Postuar: 21/07/2018 - 18:47

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku ka akuzuar kryeprok

Postuar: 21/07/2018 - 18:12

 Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shpjeguar me detaje se çfarë ka ndodhur me dëftesat

Postuar: 21/07/2018 - 18:03

Gjykata e Lartë ka regjistruar shqyrtimin e animimit që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda, që

Postuar: 21/07/2018 - 17:58

 Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e ftuar në emisionin “Kjo Javë&rdq