BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Politike

Kallëzimi penal për çështjen e Unazës së Re, Klevis Balliu reagon ashpër: Prokuroria të shpallet në kërkim!

Kallëzimi penal për çështjen e Unazës së Re,

Ish-deputeti demokrat, me anë të një statusi në “Facebook”, kujton se Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re por Prokuroria nuk bën asnjë veprim e asnjë hetim dhe as nuk pezullon punimet. Sipas tij, prokuroria sillet sikur nuk ekziston.

“TË SHPALLET NË KËRKIM PROKURORIA

Nuk ka Prokurori e as prokuror.

Edhe pse Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re, Prokuroria nuk bën asnjë veprim, a thua se nuk ekziston.

PD ka bërë kallëzim dhe ka dorëzuar prova e fakte për aferën korruptive që po ndodh tek Unaza, e ku qindra familje rrezikojnë të mbeten ne qiell të hapur, Prokuroria nuk bën asnjë veprim.

Prokuroria nuk nis hetimet e as nuk pezullon punimet.

Prokuroria NUK është aty.

Prokuroria të SHPALLET NË KËRKIM”, shkruan Balliu.