Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kamëz, Tahiri thirrje të rinjve: Ka ca që nuk duan zgjedhje, se nuk duan mirëqënie

Postuar: 21/04/2017 - 11:51

Ditën e sotme, Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Z.Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Kamëz.

 Tahiri i është referuar çadres së opozitës, duke iu shprehur të rinjve se PD nuk kërkon zgjedhje të ndershme por destabilitetin e vendit.

Tahiri: Ka ca që nuk duan zgjedhje fare, sepse nuk duan të përballen me të vërtetat. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan destabilitet. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan ta mbajnë peng Shqipërinë. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë gjyqtarët e korruptuar, sesa ju! Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë pushtetin e tyre, sesa pushtetin tuaj, pushtetin që ju takon ju. 

Ka ca që nuk duan zgjedhje, se duan karrigen e tyre, nuk duan mirëqenie dhe punësim për ju. Por në 18 qershor këto rrugë do ndahen. Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet.

Tahiri i bëri thirrje të rinjve të Kamzës të marrin në dorë fatin e tyre në mënyrë që të bëjmë të gjithë bashkë Shqipërinë që duam. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës u shpreh optimist se të gjithë bashkë do të kthejnë faqen e historisë për Kamzën. 

Tahiri: Kush është sot 25 vjeç, ka lindur duke pasur Saliun në qeveri, në vitet ’90-të. Dhe është akoma sot që do të mbajë peng Shqipërinë. I njëjti njeri. Ne na duhet që ju, pikërisht ju, të rinjtë, të marrin në dorë fatin e tyre.

Një gjë është të rrini para televizorit dhe të shikoni sherrin në parlament apo të shikoni sherrin te çadra, apo të shikoni këdo që do të mbajë peng Shqipërinë, dhe një gjë tjetër është të vendosni të lëvizni vetë! 

Të lëvizni vetë, të dilni, të bëheni bashkë, të flisni me këdo që ka mundësi t’ju dëgjojë, të bindni këdo që ka arsye mjaftueshëm t’ju kuptojë. Dhe të bindni këdo që realisht beson se ka fuqi mjaftueshëm për ta bërë Shqipërinë. Dhe unë nuk kam asnjë diskutim që ju, këtu në Kamëz, bashkë me Sadriun, bashkë me këdo që angazhohet këtu, ju mund të ktheni faqen e historisë për Kamzën. 

Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite, por unë kam bindjen që kjo skuadër fituese që jeni këtu, bashkë me Sadriun, në 18 qershor do ktheni faqen e historisë për Kamzën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2017 - 14:13

Pas fitores së zgjedhjeve të djeshme nga ana e Lulzim Bashës, kritiku i tij Astrit Patozi ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”. Patozi pohon se uroi mëngjesin e sotëm Selamin për garën, ndërsa theksoi se ai nuk duhet të ketë asnjë peng.

Postuar: 23/07/2017 - 14:03

Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka reaguar pas fitores së thellë të Lulzim Bashës, i cili rikonfirmoi mandatin e dytë të kreut të PD-së.

Postuar: 23/07/2017 - 13:59

Eduard Selami kandidati për kreun e PD përballë Lulzim Bashës del publikisht për herë të parë në media.

Postuar: 23/07/2017 - 13:54

Pas fitores së Bashës një nga anëtarët e Kryesisë së PD-së Tomor Alizoti ai që ka dhënë dorëheqjen e tij, ndërsa njoftimin e ka dhënë në ‘Facebook’.

Postuar: 23/07/2017 - 13:51

Lulzim Basha flet për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve për kreun e PD.

Postuar: 23/07/2017 - 13:49

Lulzim Basha është zgjedhur sërish kryetar i PD në një përballje me rivalin e tij politik Eduard Selamin. Basha dotë drejtojë PD edhe në katër vitet e ardhshme.