BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Politike

“Kam informacion nga Rudina Hajdari”, Murrizi nxjerr prapaskenat befasuese të takimit në rezidencën amerikane: I dërgojnë njëri-tjetrit sms në whatsapp...

“Kam informacion nga Rudina Hajdari”, Murrizi nxjerr prapaskenat

Pas dështimit të afatit të 31 majit për përfundimin e Reformës Zgjedhore ndërkombëtarët e morën vetë situatën në dorë.

Deputeti Myslim Murrizi tha se palët para se të shkojnë në takim i dërgojnë njëri-tjetrit sms në whatsapp se për çfarë duhet të bien dakord dhe për çfarë jo, ndërsa shtoi se ka informacione se deri më tani është folur për buzëkuqe.

“Prej 3 vitesh nuk po merren me atë punë për të cilin u ngrit komisioni. Sot jemi në një formë aksioni që më kujton kohën e qoftëlargut. Ajo që nuk u arrit me për shkak se nuk deshën, e bëjnë me aksion tre ditor në një rezidencë të huaj jashtë tokës shqiptare, dhe bëjnë sikur zihen, gjejnë artifica që jam i bindur se më parë ia dërgojnë njëri-tjetrit me sms, këto 3 gjëra nuk do i pranosh, këto tre të tjerat do ti pranosh. Kam informacion nga Rudina Hajdari detajet derisa kjo punë të dali. Deri tani janë marrë me buzëkuqe. Por nuk dua të dekonspiroj informacionet.

Ne në këtë palo kushtetutë të ndryshuar në 2008 kemi të sanksionuar ku themi se shqiptarët ushtrojnë të drejtën e tyre përmes votës direkte që është referendumi dhe votës në zgjedhje. Kjo u është mohuar shqiptarëve në tre palë zgjedhje që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ky është thelbi që presin shqiptarë.

Është toka e atyre, çdo territor i ambasadave është tokë e shteteve të tyre. Prandaj aty duhet të kesh leje kur të futesh. I kanë dalë nga bodrumi i Pallatit të Kongreseve, prej dy ditësh janë ngujuar aty. Pse në këtë farë, feje, sepse klasa politike është e zhytur deri në fund. Ata janë çirak të marrëveshjes Basha-Rama dhe Monika ku di unë. Ata ndaj dalin çdo tre orë sikur janë bërë kaps dhe kthehen sërish. Do ishte shumë më dinjitoze të takohen Basha, Rama dhe Monika në prezencën e ndërkombëtarëve. Këta po hiqen sikur nuk duan të takohen. Këta u takuan para dy mujash si këshilltar të Presidentit Meta. Meta mund të ftojë kë të dojë, i pe sa bukur shkuan dhe sa mirë rrinin.

Unë si Myslim Murrizi kërkoj si qytetar të di se cili surrat do të më dalë përballë ta votoj si deputet. Me këtë ligj që iu hodhën në 2008 krijuan enkas për të pastruar parlamentin nga llumi”, tha Murrizi për Fax News.

Më të lexuarat