Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kandidatët e PS dhe PD për Bashkinë e Vlorës, personalitete jashtë politikës, një inxhinier ndërtimi përballë një mjeku

Kandidatët e PS dhe PD për Bashkinë e Vlorës, personalitete jashtë politikës, një inxhinier ndërtimi përballë një mjeku

Postuar: 18/04/2015 - 18:33

Dy forcat më të mëdha politike në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, kanë zgjedhur të garojnë për Bashkinë e Vlorës me një mjek dhe një inxhinier ndërtimi, dy personalitete me profil jo politik.
 
Demokratët zyrtarizuan këtë të shtunë ndërtuesin Genc Deromemaj si kandidatin e tyre për kryetar Bashkie të qytetit bregdetar në zgjedhjet e 21 Qershorit. Ndërsa përballë tij qëndron mjeku Dritan Leli, kandidaturë kjo e ardhur nga koalicioni i majtë. 
 
Kandidati 31-vjeçar i demokratëve vjen nga një familje e vjetër vlonjate, i martuar dhe me fëmijë. Ai ka kryer studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka nisur një biznes të tijin në Vlorë në fushën e ndërtimit.
 
Ndërsa kandidati i ardhur nga mazhoranca Dritan Leli vjen nga radhët e bluzave të bardha. A1 është 46 vjeç, i martuar me 2 fëmijë, dhe i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë ku është vlerësuar me grada shkencore.
 
Të dy kampet politike në këto zgjedhje vendore kanë preferuar të përfaqësohen me figura të cilët kanë qenë larg politikës. Po sot PD-ja zyrtarizoi edhe Perparim Shametin si kandidat për Bashkinë e Selenicës në qarkun e Vlorës. 
 
Bashkia e Vlorës drejtohet aktualisht nga Shpëtim Gjika, i cili është në proces gjyqësor në Apel për abuzimin me lejet e ndërtimit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Pas reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për anulimin e misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjed

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që p

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v