
Postuar: 12/02/2019 - 22:03
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e lajmeve tek Ora News foli për draft-marrëveshjen që u ka paraqitur Lulzim Basha aleatëve të tij dhe për kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.
Teksa është përfolur si një kandidaturë e mundshme e opozitës për bashkinë e Tiranës, Shehi thotë se si ai ka disa kandidatë potencialë në PD.
Shehi: Duhet një personazh politik, nëse kam vlerë nuk kam vlerë si tirans por si një njeri që kam 30 vjet që investohem në politikë. Si puna ime brenda PD ka 5-6 veta, apo 7.
Po nëse PD ja jep LSI?
Shehi: PD është e lirë të zgjedhë cilin dëshiron, është partia më e madhe opozita. Ajo do të mbajë peshën e fushatëes dhe përgjegjësinë.Është një tezë që nuk na shqetëson, ne na shqetëson pjesëmarrja e ditës së shtunë.I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të dalin. Lëvizja do të jetë paqësore. Qeveria po mundohet ta mbarsë me ide se do vinë kriminelë, absolutisht. PD ka bërë 3-4 mitingje të mëdha në Tiranë dhe nuk është thyer një xham.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/