
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Kandidati i PD për Tiranën Këlliçi takon qytetarët, akuzon Veliajn për taksat e larta, mungesën e parqeve dhe hapësirave publike në kryeqytet

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2023

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim të takimeve me banorët e kryeqytetit, u ndal në Njësisë 10, në rrugët “Myslym Shyri“, “Ibrahim Rrugova“ dhe “Rr. Kavajës“ dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Sipas diskutimeve të tij me banorët, taksat e larta ishin shqetësimi kryesor i bizneseve në këtë zonë. Ndërsa për sa i përket zënies së hapësirës publike, qytetarët janë të shqetësuar pasi rrugët dhe dyert e bizneseve janë të zëna nga skela ndërtimi. Sipas tyre, varfëria shihet kudo në kryeqytet, edhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, ku bizneset e vogla hasin të njëjtat vështirësi si në vendet periferike apo rurale. Këtë e dëshmoi një prej tregtarëve, i cili i pyetur nga kandidati i PD për Tiranën Këlliçi, tha se ka tentuar ta mbyllë disa herë aktiviteti e tij për shkak të borxheve të banorëve. Mungesa e hapësirave publike dhe në veçanti parkimi ishte një nga shqetësimet e vazhdueshme që banorët e zonës i shprehën kandidatit Belind Këlliçi. “Na duhen parqe për fëmijët sepse shkojmë përditë nga liqeni duke kërkuar parking“, tha një qytetar. “Nga ana tjetër e shef atë tjetrin në televizor: Po bëj parqe, po bëj lojra“, ironizoi një tjetër banor. Me anë të takimeve të përditshme dhe bisedave në terren, kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi po zhvillon një turr dëgjimi në kryeqytet me qëllim që kërkesat specifike t’i dëgjojë nga vetë qytetarët. Ndërkohë, edhe më herët kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se Veliaj ka gënjyer duke thënë se Tirana është kryeqyteti i sportit për vitin 2023. Sipas tij, për çmimin e sportit, Tirana ka hyrë në konkurrim si qytet dhe jo si kryeqytet.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
