Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Kanë ardhur me çorape në Tiranë. Ku i gjetën pronat?!", Spartak Ngjela bën paralajmërimin e frikshëm për krerët e politikës shqiptare: Ata janë në listën e...

Postuar: 10/10/2019 - 23:59

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar  në "Top Talk" është shprehur se sapo të fillojë reforma Prokuroria e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme politikanët do të hyjnë në hetim ku do u duhet që të mbrojnë pronat që kanë.Ngjela shprehet se ata kanë ardhur me një palë çorape dhe i kanë marrë kur ishin në pushtet.

Pjesë nga intervista: 
 
Ngjela:
 
Ata e dinë që janë nën akuzë, kushtetuta i ka nën kontroll penal. Sapo të fillojë reforma këta hyjnë në hetim.
 
Denis Dyrnjaja:
 
Çfarë akuzash mund të ketë, për liderin e opozitës?
 
Ngjela:
 
Nuk më duhet mua çfarë akuzash, nuk e keni parë ligjin? Ligji prezumon të fajshëm, vetë e kanë bërë ligjin,unë e kam bërë ligjin?
 
Ligji sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme këta prezumohen të fajshëm.
 
Këta duhet të provojnë që janë të pafajshëm. Kanë apo nuk kanë prona si mendon ti pa prona janë këta.
 
Dyrnjaja:
 
I kanë të ligjshme pronat.
 
Ngjela:
 
Ata i kanë të ligjshme pronat, por kanë ardhur me një palë çorape. I kanë marrë pronat duke qenë në pushtet. Asgjë nuk është e ligjshme në  botë po ke marrë prona duke qenë në pushtet. E pe Ahmet Zogun, pse si mori pronat? Sepse  gjithë ndërkombëtarët thanë mos ja jepni, sepse i ka marrë duke qenë mbret. Ju lutem dhe kishin të drejtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 19:12

 Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ka bërë thirrje Serbisë që të kërkoj falje për krimet që ka kryer në Kosovë.

Postuar: 22/10/2019 - 18:30

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë që janë anëtare këshilli nëpë

Postuar: 22/10/2019 - 18:27

Demokrati Aldo Bumçi tha se vendi është në reanimacion dhe kërkohet një ndërhyrje urgjente sipas

Postuar: 22/10/2019 - 18:16

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament

Postuar: 22/10/2019 - 18:10

Muaj tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.Kryeministri ka

Postuar: 22/10/2019 - 17:58

Liderët e Bashkimit Europian ripërsërisin kritikat e tyre për mos hapjen e negociatave të anëtarë