Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Kanë marrë thasë me para", ish-deputeti i PS-së 'godet' rëndë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Postuar: 21/04/2019 - 23:50

Të ndodhur në një kohë kur ngërçi politik vijon duke mos pasur një marrëveshje mes palëve pozitë-opozitë në këtë prag zgjedhjesh, ish-deputeti Eduard Ndocaj shprehet se situata politike në vend është me të vërtet kritike dhe se Shqipëria është duke shkuar drejtë të ashtuquajturave diktatura moderne politike.

“Situata politike në vend është shumë kritike dhe kjo për faktin se Shqipëria është duke shkuar drejtë të ashtuquajturave diktatura moderne politike siç është Venezuela… Sepse opozita ka zgjedhur rrugën, nuk po them se jam kundër protestave por që po them që një opozitë serioze do ta kishte rrëzuar mbi 10 herë deri tani. Opozita ka zgjedhur rrugën sepse në Parlament nuk ka patur forcën e duhur për ta rrëzuar qeverinë.”-thotë,

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka akuzuar ashpër Monika Kryemadhin dhe presidentin Ilir Meta.

Duke iu referuar daljes së fundit në televizion të Monika Kryemadhit e cila pati një debat me një qytetare e më pas u betua se nuk kishte përfituar as 5 lekë nga shqiptarët, Ndocaj thotë se kjo është pafytyrësi.

“Dëgjova se Monika Kryemadhi ishte betuar se nuk kishte përvetësuar qoftë dhe një qindarkë që nuk i takonte, duke përmendur kokën e fëmijëve për besueshmëri. Ky është një paradoks shumë i madh, pasi ajo normal që nuk ka marrë qindarka, madje as i ka parë më sy pasi këtu janë vjedhur para me thasë, por dhe thesari i shtetit”,tha Ndocaj në Fax News.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 23:30

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 22:59

Ish- ministri,Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook nuk i ka kursyer iron

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax News ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk