Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Kanë nëshkruar 38 deputetë", opozita e kryesuar nga Rudina Hajdari kërkesë të papritur Kuvendit (Dokumenti)

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë të gjitha partitë politike për reformimin e sistemit zgjedhor. Nëpërmjet kërkese synohet që ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet brenda korrikut dhe jo në nëntor, siç u miratua sot në planin e punës të Komisioni i Reformës Zgjedhore.

 
"Shumë të shqetësuar për problemet e rënda që sistemi zgjedhor në tërësinë e tij mbart.  Mospërfaqësimi i vërtetë i popullit në organet e zgjedhura,
përqëndrimi i pushtetit në një rreth të ngushtë personash,  shit-blerja e votës, parti-zimi i procesit zgjedhor (administrimi politik/partiak i zgjedhjeve), barazia reale e votës qytetare, keq-përdorimi i burimeve shtetërore janë ndër problemet më themelore që duhet të adresohen përmes reformës elektorale.
 
Defiçencat e sistemit zgjedhor janë drejtëpërdrejtë defiçenca për "Demokracinë e Shtetin e së Drejtës". Eventualisht këto janë pasoja tepër të dëmshme për qytetarët Shqiptarë, organizimin institucional e shoqëror në tërësi.
 
Nëse Shqipëria vuan nga largimi i popullsisë, mosbesimi i publikut në institucionet publike/shtetërore, gjendja statike e zhvillimit ekonomik...etj, kjo është përveç të tjerash edhe si shkak i problemeve të sistemit zgjedhor aktual.
 
Grupi Parlamentar Demokrat ka ndër objektivat e tij kryesore: "reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri" me synim forcimin e demokracisë, evropianizimin e procesit elektoral (në tërësinë e tij) rritjen e besimit publik në organet e zgjedhura, rritjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve e të demokracisë aktive.
 
Në këtë drejtim 38 deputetë të opozitës nënshkruan një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës për të mbledhur një tryezë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civile për të hapur një diskutim të gjerë publik për reformimin e sistemit zgjedhor.
 
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian prej kohësh kanë vendosur standardet e "mirëqeverisjes dhe qeverisjes së hapur" për të cilat Shqipëria e ka të pamundur të mos kalojë këto procese reformuese në rrugën e evropës, por Demokracia fillon tek vota dhe përfaqësimi, prandaj është detyrë e të gjithëve që në rrugë institucionale të japim kontributin tonë për këtë reformë tepër të rëndësishme", shkruan Hajdari. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 23:57

Pas shoqërimit në komisariatin e policisë Elbasan ka reaguar kryetari i PD-së Aurel Bylykbashi. Bylykbashi thekson se vazhdon që ti qëndrojë besnik të gjitha fjalëve që ka thënë në deklaratën e tij.

Postuar: 25/06/2019 - 23:51

Kryeministri Edi Rama i ka surprizuar të gjithë shqiptarët me një video që ka publikuar në rrje

Postuar: 25/06/2019 - 23:44

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, duket se kompromisi është i pamun

Postuar: 25/06/2019 - 23:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një deklaratë telefonike për emisionin &ldquo

Postuar: 25/06/2019 - 23:15

Moderatorja Sonila Meço është ‘përplasur’ me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha

Postuar: 25/06/2019 - 23:02

Ditën e sotme në emisionin “Dritare me Rudinën” ka pasur një debat të ashpër mes Left

Postuar: 25/06/2019 - 22:55

Erisa Xhixho, nënkryetare e LSI-së në studion "5 pyetje nga Babaramo" deklaroi se opozi