BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

“Kanë përdorur të dhënat e personave të regjistrit civil”, sulmohet nga hakerat Ministria e Financave

“Kanë përdorur të dhënat e personave të

Ministria e Financave të Kosovës thotë se sistemi i saj Informativ i Tatimit në Pronë ka rënë pre e  një sulmi kibernetik.

Përmes një njoftimi, kjo ministri tha se sulmues të paidentifikuar “kanë përdorur të dhënat e personave të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë”.


“Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e sistemit informativ në fjalë. Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria e Financave tha se sulmi është kryer në seksionin e shërbimit online të faturës së pronës.

Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë funksionon në kuadër të Departamentit të Tatimit në Pronë të MF-së. Përmes këtij sistemi, qytetarët mund të bëjnë pagesa të tatimit në pronë, t’i regjistrojnë ato apo edhe të bëjnë vlerësimin e pronave të tyre.

Më të lexuarat