BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

“Kanë qëndrime të kundërta”, gazetari i njohur zbulon hapur çfarë i ndan Berishën dhe Bashën

“Kanë qëndrime të kundërta”, gazetari i njohur

Gazetari Erl Murati u shpreh se ka qëndrime të kundërta brenda Partisë Demokratike, ku dy nga figurat kryesore me peshë në parti janë të kundërt në deklaratat dhe gjuhën e tyre. Murati shprehet në emisionin 'Pa protokoll' se Berisha nga njëra anë kërkon revolucion dhe se nuk ka zgjedhje të lira me Ramën, nga ana tjetër del Basha me një gjuhë më të rafinuar dhe shprehet se nuk ka zgjedhje pa Reformë Zgjedhore që siguron votën e lirë.

'Kemi qëndrime të kundërta brenda opozitës. Nga një anë kemi Berishën ku shprehet se duhet revolucion dhe se me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje, nga ana tjetër kemi Bashën që thotë se një gjuhë më të rafinuar se zgjedhjet e lira vijnë me reformën zgjedhore. Nëse e sheh me syrin dashamirës kjo quhet demokraci brenda partisë ku jepen mendime dhe qëndrime të ndryshme, ose mund ta shohim me një qëndrim realisht ky dy figura me peshë dhe përkrahësit e tyre e shohin hyrjen në zgjedhje në dy mënyra të ndryshme', tha Murati.