BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x

Politike

Kaosi i Rithemelimit në seancën për buxhetin 2024, deputetja e njohur ironizon grupimin Berisha-Bardhi: E ndezin zjarrin dhe vetë e fikin, shfaqje që nuk u shërben shqiptarëve

Kaosi i Rithemelimit në seancën për buxhetin 2024, deputetja e

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku pritej të diskutohej dhe miratohej buxheti, u përfshi edhe sot nga skena kaosi të shkaktuara nga deputetët e Rithemelimit të cilët hodhën tymuese dhe ndezën flakadanë.

Duke folur për seancën e sotme, deputetja e PD i cilësoi skenat e Rithemelimit si “luftë donkishoteske” ku nuk u ofrohet asnjë zgjidhje shqiptarëve.

Ajo tha se përkundër rasteve kur për buxhetin është diskutuar për 48 orë rresht, këtë herë, u bë një shfaqje për interesa personale dhe se 2 grupet i shërbyen njëri-tjetrit.

“Kaosi i zhvilluar në sallën e parlamentit, ishte që ata që e ndezin zjarrin dhe po ata e fikin. Skena të tilla, luftë alla “don kishoteske” nuk u shërbejnë shqiptarëve. Shqipëtarëve u shërben një zgjidhje.  Ka patur raste që është diskutuar për 48 orë për buxhetin, nuk e ka parë historia që buxheti të kalojë për 5 minuta. Nga ana tjetër bëhet një shou që u shërben vetëm personave që e bëjnë këtë zhurmë për interesa personale.  Po ashtu edhe Rama e bëri shfaqjen, sepse miratoi buxhetin e 7 miliardë eurove, pa asnjë diskutim. Të dy grupet në sallë ndihmuan njëri-tjetrin. Njëra palë miratoi buxhetin pë të shpërdoruar paratë e shqiptarëve”- u shpreh Pampuri.
Sa i takon votimit nen për nen të buxhetit që pritet të bëhet në 6 dhjetor, Pampuri tha se pavarësisht se mund të përmenden amendamentet e propozuara nga PD, synimi i qeverisë nuk do jetë zgjidhja e problemeve të qytetarëve.

“Në 6 dhjetor kur do bëhet votimi nen për nen do i përmendim amentamentet tona. Por kjo politikë pa u pastruar mirë, nuk është më në shërbim të qytetarëve. Pa diskutim do përmenden në 6 dhjetor por nuk ka synim zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”- tha Pampuri.
Sa i takon ndarjes brenda demokratëve, Pampuri tha se ishte një temë për të cilën nuk donte të fliste më. Ndërsa për hapat që PD do të marrë në vijim, tha se deri në fund të dhjetorit do të kenë përfunduar zgjedhjet në strukturat e PD për të pasur një listë me kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Gjëja për të cilën nuk dua të diskutoj më. Interesat personale të X personi nuk duhet të bëhen pjesë e një partie. PD ka një kryetar që është Basha dhe të gjithë jemi në terren. Në fund të dhjetorit përfundojmë të gjitha zgjedhjet në strukturat e PD për të dalë në fund të marsit me 140 kandidatë për deputetë”- shtoi deputetja.

Më të lexuarat