BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Kaosi me maturantët përplas PS-LSI, Meta: MAS duhet të jetë më bashkëpunuese, të gjendet zgjidhje sa më shpejt, zbatimi i ligjit të ri problematik

Kaosi me maturantët përplas PS-LSI, Meta: MAS duhet të jetë

Zbatimi i ligjit të ri për arsimin e lartë po krijon një përplasje të re mes dy aleatëve në qeverisje, PS dhe LSI. Formula e re e pranimeve në universitete ka krijuar një kaos dhe ngërç pasi shumë maturantë me mesatare të lartë mbi 9 nuk arritën të ishin pjesë e listave të fituesve për të vijuar arsimimin universitar. Kjo situatë është vlerësuar paradoksale, ndërsa duket se dy partitë aleate në qeveri nuk kanë të njëjtin qëndrim për ligjin. Kryeministri Edi Rama edhe dje theksoi se formula e re e aplikuar për pranimet në universitete është më e mira, pasi secili maturant do të shkojë tek dega që ai meriton më shumë. Ai ka theksuar disa herë se ligji i ri vlerëson meritën dhe krijon transparencë. Por ndryshe nga Rama, kreu i LSI, Ilir Meta, tha se ligji ka shfaqur probleme në zbatim dhe i kërkoi Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit që të jetë më bashkëpunuese dhe zgjidhja të vijë sa më shpejtë. Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një mbledhje të posaçme të Kryesisë me kërkesë të deputetes dhe Nënkryetares së LSI-së, Kejdi Mehmetaj, për të diskutuar lidhur me situatën që ka të bëjë me debatin më të fundit hapur në publik, për pranimin në universitete të maturantëve që kanë përfunduar shkollat e mesme. “Dihet që ka pasur disa debate dhe disa shqetësime ku qëndrimi ynë besoj ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar “Për arsimin e lartë”, por gjithmonë duke e respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe jo krijimin e problemeve për të gjithë të rinjtë bazuar në meritë, preferencë  dhe  transparencë”, theksoi Meta.

Bashkëpunim me universitetet

Në deklaratën e tij, kreu i LSI, Ilir Meta, theksoi se Ministria e Arsimit duhet të bashkëpunojë ngushtë me universitetet në mënyrë që të gjendet zgjidhjet e mundshme për të tejkaluar ngërçin. “Në këtë drejtim, nga diskutimet e bëra deri tani edhe me grupet e ish-maturantëve dhe aplikantëve për universitete apo të prindërve të tyre, por edhe me përfaqësues të universiteteve, është i qartë që ka nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë midis Ministrisë së Arsimit dhe  universiteteve për zgjidhur të gjitha shqetësimet e bëra publike dhe të mbetura në mënyrë që të kemi një situatë shumë të pranueshme, ku jo vetëm të rinjtë, por edhe familjet e tyre të gjejnë më shumë qetësi dhe të jenë më të sigurt për perspektivën ku ato do të hyjnë”, theksoi Meta. Në vijim, ai tha se zgjidhja mund të gjendet pa ndryshuar ligjin, siç në fakt kanë propozuar të tjerë.  “Është një fakt që grupi ynë parlamentar në kuadër të diskutimeve për këtë ligj në Parlament, edhe në emër të emër të Kryetarit të Grupit Parlamentar, edhe në emër të z. Luan Rama, edhe në emër të Kejdi Mehmetaj, i ka ngritur shqetësimet dhe rëndësinë e ndjekjes së zbatimit të ligjit për të arritur qëllimet pozitive që kishte ky ligj. Ne kemi besim që edhe pa bërë ndryshimet në ligj, mund të ketë zgjidhje shumë të mira që të respektojmë tre parimet kryesore: të meritës, të preferencës dhe të transparencës. Me durim, me qetësi, me dialog dhe me bashkëpunim kjo çështje do të zgjidhet në interesin më të mirë të publikut, të rinjve dhe të familjeve të tyre”, tha Meta në mbledhjen e posaçme të Kryesisë së LSI-së. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LSI ka patur diskutime dhe propozime. Mbledhja zgjati rreth 2 orë. 

 Erneta Shevroja