Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kap ça të kapësh”, Arta Dade "zbërthen" deklaratën e kryeministrit Rama

Postuar: 09/10/2019 - 22:11

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, deklaroi se togfjalëshi që kryeministri përdori në Kuvend KÇK (Kap ça të kapësh), ka ekzistuar historikisht në vendin tonë. Madje sipas saj, kjo vjen nga përvojat personale dhe individuale.

Sipas saj, është shqetësuese nëse dënohen gjyqtarë dhe prokurorë me ligj parlamenti sepse nuk kemi mendësinë e qartë se si funksionon ndarja e pushteteve dhe si duhen dënuar ata që kanë bërë krime.

“Nuk besoj se ekzekutivi si pushtet më vete nga pushteti gjyqësor mund të ketë këto kompetenca. Për atë kap ça të kapësh kjo ka qenë historikisht në Shqipëri. Nga fundi, qeveritë kalonin akte normative, kalonin ligje me një sy mbyllur. Njërin nuk e kam votuar fare në 2017-n. Po të jetë kjo “Kap ça të kapësh” kjo është edhe nga përvojat personale dhe individuale, por edhe të gjitha qeverive që kanë kaluar.”, tha Dade.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 19:21

Këshillit Evropian i tha jo hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me 18 tetor, vendim ky që u pasua me shumë kritika.

Postuar: 22/10/2019 - 19:12

 Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ka bërë thirrje Serbisë që të kërkoj falje për krimet

Postuar: 22/10/2019 - 18:30

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë që janë anëtare këshilli nëpë

Postuar: 22/10/2019 - 18:27

Demokrati Aldo Bumçi tha se vendi është në reanimacion dhe kërkohet një ndërhyrje urgjente sipas

Postuar: 22/10/2019 - 18:16

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament

Postuar: 22/10/2019 - 18:10

Muaj tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.Kryeministri ka