Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Politike

Kapërcimi i pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Italia i jep Shqipërisë 95 milionë euro grante e kredi për rindërtimin

Kapërcimi i pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Italia i jep

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane kanë nënshkruar ditën e djeshme marrëveshjen për 95 milionë euro kredi dhe grante që Italia do t’i japë Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Marrëveshja u firmos nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Ky i fundit deklaroi dje se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk është një pikëmbërritje, por sipas tij, është një pikënisje për një proces të gjatë pune të përbashkët që na pret në të ardhmen. Po ashtu, ai theksoi se këto fonde do të shkojnë shumica për rindërtimin dhe sektorin e energjisë. “Kjo dëshmon edhe për marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, sepse janë dy vende, jo vetëm mike, por janë dy shtete vëllezër të themi, sepse në momentet të vështira Italia i është gjendur Shqipërisë, sikundër edhe Shqipëria është me të vërtetë një faktor i rëndësishëm. Shuma prej 95 milionë eurosh është e ndarë në 5 milionë euro, të cilat janë grante për qeverinë shqiptare dhe pjesa tjetër, pra 90 milionë euro është një kredi e butë në favor të qeverisë shqiptare, të institucioneve shqiptare. Fondet do të lëvrohen në sektorët kyç dhe parësorë të ekonomisë, duke pasur parasysh edhe dokumentin që është hartuar pas goditjes të tërmetit. Ne këto fonde do t’i lëvrojmë në sektorët parësorë sidomos në ato të rindërtimit, por gjithashtu, një sektor tejet i rëndësishëm është edhe sektori energjetik, pra në infrastrukturën energjetike. Gjithashtu sektorë të tjerë janë sektorë tradicionalë ose inovativë. Janë edhe për rindërtimin e enteve apo institucioneve publike, të cilat do të mirëpresin pikërisht institucionet publike shqiptare për të ushtruar veprimtarinë e tyre”, deklaroi ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Ndërsa në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama sqaroi dje se 5 milionë euro do të jenë grante që do të përdoren për ndërtimin e shtëpive, ndërsa 90 milionë do jetë kredi e butë. “Kredia do të përdoret: Për sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; Për zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit; Për rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”, shkruan kryeministri Edi Rama.