Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kapitullon vetingu në polici, 1 seancë dëgjimore 4 muajt e fundit, Kuvendi vihet në lëvizje dhe kërkon sqarime nga komisioni

Kapitullon vetingu në polici, 1 seancë dëgjimore 4 muajt e

Duket se vetingu në polici po shkon drejt kapitullimit. Ndonëse vetingu në sistemin e drejtësisë po ecën me ritme të shpejta, hetimi i uniformave blu për tre kriteret ka ngecur prej një kohe të gjatë. Ajo që dëshmon qartë që vetingu në polici është një dështim janë seancat dëgjimore. Në vetëm 5 muajt e parë të vitit 2020, pra nga muaji janar deri në muajin maj Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka zhvilluar 15 seanca dëgjimore, numër ky shumë i ulët në krahasim me objektivat që janë vendosur nga ana e qeverisë. Ndërsa në 4 muajt e fundit, pra nga qershori e deri më sot, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka zhvilluar vetëm një seancë dëgjimore, më konkretisht me Gjovalin Lokën, i cili u konfirmua në detyrë. Pra nëse heqim një paralele mes vetingut në polici dhe atij në sistemin e drejtësisë dallimi është shumë i madh. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit po ecin me ritme të shpejta dhe sa seanca janë zhvilluar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në 9 muaj, organet e vetingut në drejtësi i zhvillojnë për 1 javë. Kështu, për të përshpejtuar procesin e vetingut në radhët e uniformave blu, Kuvendi është vënë në lëvizje dhe u ka kërkuar llogari për procesin e vakët. Ditën e djeshme nënkomisioni parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për vetingun e Policisë zhvilloi një vizitë pranë ambienteve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit, bëhet me dije se deputetët zhvilluan një bashkëbisedim me Kryetaren e KJV, Ana Kapaj, e cila i njohu nga afër me vijueshmërinë e procesit të vetingut, hapat e ndjekur deri më tani, si dhe problematikat e hasura pas ndryshimeve të fundit në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”. Deputetët e nënkomisionit përmes pyetjeve kërkuan të njihen dhe informohen mbi procedurat, mënyrën e funksionimit të KJV-së.

 Komisioni i Sigurisë jep alarmin

Ndërkohë që zvarritja e procesit të vetingut në radhët e policisë ka bërë që Komisioni i Sigurisë pak kohë më parë të japë alarmin. Sipas projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, Komisioni i Vlerësimit duhet të kalonte në skaner 280 efektivë të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e SHÇBA. Por duket se ky ligj nuk ka gjetur zbatim, pasi deri tani janë kryer vetëm 15 seanca dëgjimore. “Në zbatim të nenit 6, të ligjit nr. 20/2019, datë 28.03.2019 “Për disa ndryshime në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, duhet të shqyrtonte rreth 280 subjekte, në kategoritë: Drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm, drejtor departamenti, drejtor i Drejtorisë Qendrore, drejtor e zëvendësdrejtor vendor dhe shef komisariati, në Policinë e Shtetit; Komandant, zëvendëskomandant dhe kolonel në Gardën e Republikës; Gjithë punonjësit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, thuhet në raportin e Komisionit të Sigurisë.

Më të lexuarat