BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

“KAS e korruptuar nga PS”, Bylykbashi i revoltuar: Masakër elektorale, njësoj si në vitin...

“KAS e korruptuar nga PS”, Bylykbashi i revoltuar: Masakër

Oerd Bylykbashi, deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike ka thënë se në zgjedhjet e fundit parlamentare ka ndodhur një masakër elektorale që ka krahasim vetëm me vitin 2001.

Në zgjedhjet e 20 vite më parë, PS hynte në garë me Ilir Metën kryeministër dhe do të fitonte me 73 mandate, kurse PD e drejtuar nga Sali Berisha mori vetëm 46 mandate.

Sa i përket pjesës së ankimimeve vetëm në zonat ku ka humbur dhe në një kohë kur në pretendimet për 9 qarqet e tjera flitet për shkelje para dhe gjatë zgjedhjeve, Bylykbashi u justifikua duke thënë se kështu është i ndërtua procesi ankimor.

Ai theksoi se PD do të faktojë shkeljet dhe në të tillë situate Kodi Zgjedhor parashikon shpallje të pavlefshmërisë së zgjedhjeve por nga ana tjetër paralajmëroi për vendim kundër të KAS dhe të Kolegjit Zgjedhor pasi sipas tij në këto dy organe kontrollon PS.

Sipas Bylykbashit PD do të faktojë shkeljet dhe do të presë vendim nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, por më me rëndësi është që qytetarët të mësojnë çfarë ka ndodhur.

“Pavlefshmëri nuk do të thotë u numëruan keq votat. Ne po faktojmë shkeljet masive deri në nivel brutal të procesit zgjedhor që kanë deformuar vullneti ne zgjedhjeve, jo numërimi i votave. Kodi Zgjedhor e njeh si pavlefshmëri që nga viti 2000. Kjo është e pavarur se çfarë do të vendosi KAS dhe Kolegji Zgjedhor që dominohen nga PS. KAS është organi bashkë me Kolegjin Zgjedhor që sanksionuan fletën e votimin e numër që ka prodhuar 83 mijë vota të pavlefshme”, deklaroi z. Bylykbashi.