BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Politike

KAS regjistroi PD e Alibeajt në zgjedhje, Haklaj: 6 marsi nuk do përsëritet, demokratët janë kthjelluar

KAS regjistroi PD e Alibeajt në zgjedhje, Haklaj: 6 marsi nuk do

Vendimi i KAS për të regjistruar PD-në e Alibeajt në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka sjellë paqartësi në degët e Partisë Demokratike duke parë mundësinë e përsëritjes së skenarit të 6 marsit. Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj në një intervistë televizive dje, theksoi se vendimi i KAS tregon qartësisht se kryetar i komanduar i Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj, ndërsa tha se kreu i KQZ, Celibashi, ka cenuar procesin zgjedhor me deklaratat e bëra ku u shpreh se për të ishte e qartë Berisha kishte mbështetjen e simpatizantëve. Ai u shpreh se ka një ndryshim të situatës nga 6 marsi i vitit të kaluar, duke theksuar se këtë herë demokratët janë kthjelluar dhe nuk do të votojnë për koalicionin e Metës dhe Berishës. “KAS ka vendosur se ushtrues i detyrës është kryetari komanduar, Enkelejd Alibeaj. Me deklaratat e tij Celibashi cenoi integritetin e procesit zgjedhor. Celibashi mori këtë vendim për t’i dhënë mundësi Berishës të bënte 3 koalicione.  Ndodhi ajo që kemi paralajmëruar, u formua koalicioni, udhëheqës është Partia e Lirisë. Por ka një ndryshim 6 marsi, tani demokratët janë kthjelluar sepse Ilir Meta e preu në besë dhe formoi Partinë e Lirisë. Demokratët duhet të zgjedhin mes PD-së dhe PL-së”, deklaroi Haklaj. Nga ana tjetër, gazetari, Aulon Kalaja tha se vendimmarrja e KQZ-së, është e paligjshme dhe e konsideroi si një lajm të keq vendimin e marrë nga KAS së fundmi, duke u shprehur se po shihen sërish shenjat e një 6 marsi të dytë. “Vendimmarrja e KQZ-së është e paligjshme sepse do duhet të priste atë që do shprehte gjykata e Lartë derisa vendimi i gjykatës së Apelit të zbardhej, gjykata e Lartë do duhej të shprehej brenda 30 ditëve. PD humbi një shans për t’u bashkuar, ky është një lajm i keq. Sepse ne horizont shfaqen reminishencat e 6 marsit. Do doja të kishte një lloj reflektimi dhe të njiheshin kandidatët e primareve”, deklaroi Kalaja.